Muzikë

“Siparantum” nga Kosova, me medalje të artë në Suedi

Nga 65 vende konkurruese, “Siparantum” nga Kosova u dekorua me medalje të artë në Suedi

Kori nga Kosova fiton medaljen e artë në ‘Lojërat Evropiane të Koreve’ në Suedi.

Mësohet se kori “Siparantum” nga Kosova është shpallur fitues i Lojërave Evropiane të Koreve, i cili është mbajtur në Suedi, duke u dekuruar me medaljen e artë në kategorinë më të lartë të garave “Çmimin e Madh të Kombeve”, shkruan albinfo.ch.

Ky kor ka qëndruar disa ditë në Suedis ku po organizoheshin edhe Lojërat Evropiane të Koreve, duke garuar me 65 vende të tjera, nga ku edhe doli fitues.

Mund të jetë një imazh i 5 persona

Mund të jetë një imazh i 1 person, ndriçimi dhe turmë

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti që thotë "Siparantum Choir Kesevo Memli Kelmendi GOLD MENAL"

Sukses i jashtëzakonshëm. Kori “Siparantum” në “Lojërat Evropiane të Koreve” në Suedi ka marrë medalje të artë në kategorinë më të lartë të garave – atë për Çmimin e Madh të Kombeve.
“Siparantum” në garë është prezantuar me veprat shqipe “PAX” të kompozitorit Memli Kelmendi e “Pakëz në ëndërr pakëz në zhgëndërr” të Baki Jasharit, sikurse edhe me “Te na solbici” të Samo Volk dhe “Atsalumst” të Jekabs Jancevskis.