Sport

Singapori deri më 2021 në Formula 1

Gara që mbahet në vendin aziatik debutoi në vitin 2008

Singapori do të mbajë një garë për Çmim të Madh të paktën deri në vitin 2021 pasi ka nënshkruar kontratë të re me Formula 1

Gara që mbahet në vendin aziatik debutoi në vitin 2008.

Pas largimit të Çmimit të Madh të Malajzisë, që do të mbahet për herë të fundit më 1 tetor, Singapori do të jetë i vetmi që do të mbajë garë në këtë regjion.

Shefi i F1 Chase Carey ka thënë se është shumë i lumtur për kontratën e re.

“Gara e parë e natës është një nga ngjarjet më emocionuese të vitit”, ka thënë ai, përcjell Albinfo.