Lajme

Sindikatat zvicerane bëjnë thirrje për orar më të shkurtër për punëtorët e ndërtimit

Punëtorët e ndërtimit kanë nevojë për ditë më të shkurtra pune, thonë sindikatat zvicerane. Ata kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, të cilat, sipas tyre, aktualisht janë të papajtueshme me jetën familjare. Demonstrata janë planifikuar në Cyrih dhe Lozanë më 17 maj.

“Jeta familjare vuan nga ditët e gjata të punës”, deklaruan Unia dhe Syna në një komunikatë të hënën. Dy sindikatat theksojnë se në dhjetë vitet e fundit “është ndërtuar shumë më tepër me më pak punëtorë ndërtimi”.

Si pasojë, orari i punës është zgjatur dhe rreziku për aksidente është rritur, thonë ato. Sipas sindikatave, në Zvicër ka një mungesë të ndjeshme të punëtorëve në ndërtimtari: deri në fund të vitit 2040, një në tre muratorë nuk do të jetë më i disponueshëm, transmeton albinfo.ch.

Unia dhe Syna u bëjnë thirrje punëdhënësve që të kufizojnë ditën e punës në tetë orë, të kompensojnë pushimin e mëngjesit dhe të paguajnë plotësisht kohën e udhëtimit. Puna gjatë së shtunës gjithashtu duhet të reduktohet, ndërsa pagat të rriten, shkruan swissinfo.

Për këtë arsye, sindikatat po i bëjnë thirrje industrisë që të marrë pjesë në demonstratat e 17 majit në Lozanë dhe Cyrih.