Shkurt.ch

Sindikatat: po përfitojnë vetëm të pasurit

Por, drejtori i shoqatës së punëdhënësve, Thomas Daum thotë se SGB-ja ka bërë manipulim me shifra

Rritja e përgjithshme e mirëqenies në Zvicër, u “shkon në llogari” vetëm një numri të vogël të zviceranëve. Kështu thuhet në një raport që ka publikuar Federata Zvicerane e Sindikatave SGB. Sipas raportit, dallimi në paga nuk është vetëm çështje e një numri zhvatësish por është një problem strukturor.

Prutoprodukti vendor në dhjetë vitet e frundit është rritur për 9.1%. Pasi të hiqet pjesa e shtrenjtimeve, 10 përqindëshit të njerëzve me pagat më të larta, nga kjo rritje u shtohet pasuria për 10.3%. Madje atyre që janë më së larti në listën e pagave, pasuria u shtohet për 28%.

Krejtësisht e kundërt paraqitet, sipas SGB, gjendja e personave me paga të vogla dhe të mesme. Te ata, rritja reale brenda këtyre dhjetë viteve është vetëm 2 deri 4 për qind.

Por, drejtori i shoqatës së punëdhënësve, Thomas Daum ka mendim tjetër rreth kësaj. Ai thotë se SGB-ja ka bërë manipulim me shifra duke nxjerrë efekte të kundërta me realitetin.

Sipas tij, është fakt se në secilin nga këto dhjetë vite që i përfshin raporti, ka pasur rritje reale të pagave. Shkalla e varfërisë në Zvicër është zvogëluar dhe ka më pak “working poor” (të punësuar të varfër).