albinfo.ch
Gruaja
Sindikata Unia kërkon më tepër angazhim të gruas shqiptare në Zvicër
Një seminar dyditor është mbajtur këtë fundjavë në kryeqytetin e Zvicrës në Bernë me temën për të drejtat e mërgimtarëve në sektorin ekonomik, mbrojtjen dhe zgjerimin e të drejtave të migrantëve në shoqërinë e shtetit zviceran dhe me theks të veçantë aftësimin profesional të gruas shqiptare.
Seminari është mbajtur në gjuhën shqipe, para një pranie të kënaqshme të gruas shqiptare, kanë vlerësuar organizatorët.
Ky seminar i sindikatës UNIA ka trajtuar në veçanti temën e të drejtave politike, participimin në shoqëri dhe në sindikatë. Krahas kësaj, vend të rëndësishëm kanë zënë dhe „Kontratat Kombëtare të Punës“. Nga aktivistët e Unia-s është kërkuar që të marrin pjesë aktivisht në, siç u tha, diskutimet mbi ardhmërinë.
“Unia nuk angazhohet vetëm për kushte më të mira pune dhe për paga korrekte, por pos tjerash, edhe për mbrojtjen dhe zgjerimin e të drejtave të migrantëve në shoqërinë tonë”, shkruan sekretari sindikal për migracion, Osman Osmani.
Hilmi Gashi: Shqiptarët nuk imponohen me ide dhe kërkesa për më tepër përfaqësim në sindikatë
Referenti Hilmi Gashi e vlerësoi këtë seminar si një pikëtakim për t’u njoftuar më për së afërmi mes njëri-tjetrit, duke shkëmbyer mendime rreth kuptimit sa më të mirë të politikës sindikale dhe mbrojtjen më të mirë të kontratave të përgjithshme të punës.
Sipas Gashit, anëtarët e sindikatës i preokupojnë zakonisht më shumë kushtet e tyre të punës, zhvillimi i tyre, por edhe, nga ana tjetër, pozita e tyre si shqiptarë brenda sindikatës.
Megjithatë, diskriminim thotë ai në pyetjen e albinfo.ch nuk ka.
“Jo, nuk ka diskriminim, por është fakt se shqiptarët janë me vite të tëra në sindikatë, por që pozita e tyre në sindikatë nuk i përgjigjet ende grupit që e prezantojnë, mirëpo kjo nuk ka të bëjë me diskriminim, por me mungesën e vetorganizimit për t’u gjetur nëpër struktura dhe për t’i vetëformuluar kërkesat”, tha për albinfo.ch sindikalisti Gashi.
Violeta Xhemajli pret nga femra shqiptare më tepër vetëbesim
Sekretarja sindikale e Unia-s, Violeta Xhemajli, tha se është hera e parë që ka kaq shumë të interesuar këtu, veçmas femra shqiptare që po marrin pjesë në këtë seminar.
Sipas saj, interesimi i mërgatës sonë për aktivitetet e Unia-s është në rritje, megjithatë, ajo është e vetëdijshme se nevojitet akoma shumë punë.
“Ne vazhdimisht mirëpresim idetë dhe pjesëmarrjen e femrave që kërkojnë të drejtat e veta të barabarta në organizime dhe pjesëmarrje”.
Krahas pjesëmarrjes dhe angazhimit në sindikatë, ne presim nga femra shqiptare që të aktivizohen në debatet edukative në shoqëri, në shkollë dhe me fëmijët.
Një kohë të mjaftueshme organizatorët e këtij seminari i kishin lënë nënkryetarit të socialdemokratëve të SP-së St. Gallen, Arbër Bullakajt. Ai njëherësh konsiderohet edhe si kandidat serioz për të marrë votat e qytetarëve zviceranë në zgjedhjet nacionale që do të mbahen në tetor.
Në fjalën para aktivistëve të Unia-s, Bullakaj foli rreth kontributit të mërgatës shqiptare në ndërtimin e këtij vendi.
Bullakaj: Përfaqësimi ynë në Zvicër është zero për qind
Ne, tha ai, nuk guxojmë të harrojmë historinë tonë. Baballarët tanë kanë punuar këtu si punëtorë sezonalë, shpesh në kushte shumë të rënda. Ndërkohë që nënat tona na kanë rritur vetë. Shih për këtë nuk bën të harrojmë se, për bashkimin e familjeve tona është angazhuar SP-ja dhe sindikata. Gjithashtu prapë ka qenë SP dhe sindikata që nëpërmes një integrimi të suksesshëm kanë kërkuar të na jepet e drejta për të votuar, u shpreh ai para të pranishmëve që e dëgjonin me vëmendje.
„Zyra Federale për Statistika ka dëshmuar se 25 % e qytetarëve të Zvicrës nuk posedojnë pasaportë zvicerane. Këta ndërkaq mbajnë mbi supet e tyre 33% të punës dhe janë me produktivë se të tjerët.
Më pas vijnë migrantët me pasaportë zvicerane dhe kështu ne përbëjmë 45-60% të numrit të qytetarëve me sfond migracioni. Kjo tregon se pjesën më të madhe të punës e bëjmë ne, por politikisht nuk jemi fare të përfaqësuar“.
Më tej, në këtë pikëpamje ne në Zvicër jemi një vend në zhvillim dhe assesi progresiv, u shpreh ai. Pjesërisht jemi vetë fajtorë, sepse ne akoma nuk jemi mirë të organizuar dhe kështu kërkesat tona nuk dëgjohen mjaftueshëm.
Megjithatë, unë e ndiej ndryshimin e kohëve të fundit dhe me ndihmën tuaj mundemi së shpejti të kemi përfaqësuesit tanë në Bernë. Ky do të ishte hapi i mirë kundër politizimit dhe paushallizimit, shpesh ndërsyes kundër qytetarëve me sfond migracioni, përfundoi Bullakaj.
Po ashtu në seminar foli edhe Liri Lushi, përfaqësuesja e organizatës socialo-kulturore „Aleksandër Mosiu“. Ajo u ndal me theks të veçantë te familja dhe kurset për nënat që mund të përfitojnë nga ofertat për të rritur fëmijët tanë me edukim adekuat, harmoni dhe bazë të fortë sociale. Këto kurse janë iniciuar nga qyteti Cyrih dhe mbështetur nga sindikata e punës, u shpreh ajo mes tjerash.
E-Diaspora
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për partneritet të fuqishëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, ku ishte i ftuar...
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur