Opinione
Simptomë e keqe: Suksesin s`e falim
Derisa të tjerët shajnë me xhelozi, Graniti e Taulanti hynë në histori ata i dhanë botës dashuri. Familja Xhaka e ndan zemrën: Taulanti të luajë për Shqipëri, Graniti për Zvicër, ata patën këtë mundësi dhe e bënë më të mirën
Është 12 shtator, Arsen Tahiri nga Boswili i Aaraus edhe plot një muaj i mbushë gjashtë vjet, por ai i lut prindërit që pikërisht këtë ditë t`ia bëjnë një dhuratë, dhe dëshira e ditëlindjes së tij është që të nesërmen ta dërgojnë në stadium për të parë lojën në Basel. Ai niset për në stadium shumë i lumtur me babanë dhe xhaxhin e vet. Kur përfundon loja, rrugës për në shtëpi ai flet në telefon me gjyshin: “O gjysh, jemi knaqë, por më duket se zemrën s`e kam me vete, zemra më ka fluturuar atje në fushë ku luante Taulant Xhaka. Jemi knaq o gjysh…” “Lum ne që i kemi e u bëfsh edhe ti si ta o bir”, e bekon gjyshi Arsenin.
A e kuptojnë të gjithë se sa lumturi na kanë dhënë lojtarët tanë? Si duket jo të gjithë. Dhe me dëshirë të një sqarimi sa më të mirë për opinionin e gjerë e posaçërisht të habitur me reagimet e disave nga tanët, ylli i futbollit Granit Xhaka me shumë respekt e shkroi një letër. Një tjetër letër e shkroi edhe prindi i tij në emër të familjes. Unë këto letra do ti quaja shkëmbim me shoqërinë apo me opinionin publik. Sepse ndryshe si do të kuptohej heshtja? A do të ishte heshtja një përgjigje, apo nonverbal (pa folur) do të thoshte se të tjerët paskan të drejtë të fyejnë e të shfryjnë inatet e tyre me sharje!
Taulanti dhe Graniti me shokët e tyre na mbushën me lumturi. Ata kudo që luajnë janë dhe do të mbeten krenari për ne por edhe për zviceranët gjithsesi. Janë yje tona, gjaku ynë siç kemi dëshirë të themi kuq e zi, por të avancuar në shkolla helvetike. Sa ka ndihmuar Zvicra shqiptarët, kjo nuk përshkruhet dot me fjalët, por me falënderim, ja kështu si bëjnë Graniti me shokë. Ky është falënderimi i thënë me përkushtim, talent, e dashuri. Zvicra sot ka shumë shqiptarë që kanë gjetur në këtë vend mbështetje e rehati , dhe e quajnë këtë vend atdheun e tyre të dytë. Po atëherë a s`na duhen edhe ne këtu lojtarët tanë në ekip?. Ne, shqiptarët e Zvicrës duam të prekim ëndrrën e futbollit drejtpërdrejt në ekipin nacional, që kur të luajë Zvicra të jemi më krenarë.
Kur Taulanti luajti për Shqipërinë, e Graniti për Zvicrën, ne u mbushëm plot dashuri, dhe me këtë gjest i thamë botës se ne e duam veten dhe miqtë. Falënderimi si vlerë i tregoi botës se ne kemi civilizim të shenjtë. Xhakajt u bënë një emblemë e fuqishme e integrimit dhe dashurisë. Falë tyre, u përmirësua dukshëm imazhi i shqiptarëve në Zvicër. Me talentin e tyre të prosperuar s`i lanë vend më atij shtypi bulevardesh që po na sakatonte çdo ditë. Këta dy me shokë i mbushën mediat e huaja me një reflektim të ndritshëm. Me një fjalë: na e zbardhën fytyrën!
Ne në Zvicër kemi edhe shumë politikanë, artistë, shkrimtarë, publicistë, biznesmenë, modele, etj. A duhet tash të gjithë këto personalitete t`i kthejmë atje? Disa thonë po. E disa thonë jo! Por derisa të tjerët shajnë me xhelozi, Graniti e Taulanti hynë histori ata i dhanë botës dashuri. Familja Xhaka e ndan zemrën: Taulanti të luajë për Shqipëri, Graniti për Zvicër, ata patën këtë mundësi dhe e bënë më të mirën. Si punëtore e arsimit mund të them se Xhakajt kanë hyrë në zemrat e të gjithë kulturave të botës, në zemrat e të gjitha nacionaliteteve, e posaçërisht për zviceranët dhe shqiptarët janë bërë motiv dhe heronj për shkollarët.
Edhe një fëmijë afrikan, irlandez, portugez, rus apo izraelit që akoma belbëzon gjermanisht di të thotë: “Taulant und Granit sind Albaner. Ja, ja die sind Albaner…” Sigurisht që ka shumë rëndësi që Graniti të luajë për Zvicrën, e sidomos për ne që jemi këtu. Me një fjalë, kudo që të luajnë shqiptarët fitoret e tyre do të jenë kënaqësi e jona. Babai i tij, Ragip Xhaka ndër të tjera shkruan: “Që ta dini shpirti më ka dhimb, zemra më ka lëshuar, sepse isha 100% i bindur se po akuzoni me të padrejtë sepse ju edhe nuk i dinit të gjitha…”. Ky është zëri i një atdhetari të mirë, i një prindi të shenjtë shqiptar i cili mbi të gjitha lufton për drejtësi e moral. Ai në fund me të drejtë thotë se askush s`u kërkoi falje. Por ata që shajnë nuk dinë të dialogojnë, nuk dinë as falje të kërkojnë. Pushteti i tyre i vetëm është sharja. Synojmë Evropën por vështirë të shkëputemi nga veset e këqija ballkanike. Suksesin s`e falim, kjo është simptomë e mbrapshtë. Graniti, edhe pse sipas FIFA-s nuk mund të luajë për Kosovën, në letrën e tij thotë: “Populli shqiptar, të mirën e kthen me të mirë, këtë e kam mësuar nga vendi im. Kam mësuar që edhe ta dua vendim tim dhe këtë e bëj kudo e ngado Gjithmonë do të mundohem të jem një ambasador i mirë për çdo emigrant shqiptar, do të jem një shembull i mirë për njerëzit e vendit tim. Kudo ku jam edhe do të jem, do të tregoj me kokën lart e krenar që jam Shqiptar edhe që e dua vendim tim”
Edhe vendi të do ty Granit. Ti dhe Taulanti e keni shkruar historinë e atdheut me hapat më brilante. Ju dëshirojmë suksese e shëndet. Ju përshëndesim Familja Xhakaj me dashuri e shumë respekt , Faleminderit Zotit që ju kemi, e ju paçim përjetë! Me shumë Respekt Hava Kurti Krasniqi
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?