E-Diaspora
Konferencë Ndërkombëtare: Ballkani Perëndimor në udhëkryqin e integrimit evropian

Qendra për Studime të Marrëdhënieve Ndërkombëtare (CEFIR) e Departamentit të Shkencave Politike të Universitetit të Liezhës (Liège), organizon një konferencë ndërkombëtare me titull:
Ballkani Perëndimor në udhëkryqin e integrimit europian dhe të fuqive në ngritje e sipër.
Procesi i zgjerimit të Bashkimit europian (BE) është ngadalësuar viteve të fundit për arsye të brendshme dhe të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe vetë BE-së.
Kriza financiare dhe ekonomike që ka njohur BE-ja midis 2007 dhe 2014 ka prekur ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në fushën e investimeve të huaja direkte (IHD), të financimeve private dhe të dërgesave nga diaspora. Tërësia e problemeve politike dhe ekonomike dypalëshe e vendeve të Ballkanit Perëndimor, e kombinuar me vështirësitë politike dhe ekonomike të BE-së dhe “lodhjen e zgjerimit”, ka kontribuar në krijimin e një vakumi relativ të fuqisë në rajon. Ndërkohë, vendet në ngritje e sipër, si Rusia, Turqia, Kina apo Arabia Saudite, po rrisin vazhdimisht praninë e tyre në rajon. Shtrirja e ndikimit të tyre në Ballkanin Perëndimor po bëhet në shkallë dhe në fusha të ndryshme si politike, ekonomike, financiare, tregtare, ushtarake, kulturore apo fetare.
Kjo konferencë ka për qëllim të përgjigjet në pyetjen thelbësore, cilat janë sfidat që paraqet depërtimi i fuqive në ngritje e sipër në Ballkanin Perëndimor për zgjerimin e BE-së në këtë rajon. Me fjalë të tjera, ajo synon të analizojë baraspeshën e re ndërkombëtare të pushtetit në rrethanat e decentralizimit të pushtetit botëror. Kjo pyetje vjen me disa nën-pyetje: cilat janë interesat e BE-së në Ballkanin Perëndimor? Cilat janë interesat e vendeve në ngritje e sipër në Ballkanin Perëndimor ? Si pozicionohen vendet e Ballkanit Perëndimor në raport me BE-në dhe fuqitë në ngritje e sipër? Prania e fuqishme e fuqive në ngritje e sipër në Ballkanin Perëndimor paraqet apo jo sfida për zgjerimin europian? A janë konkurruese apo plotësuese strategjitë e BE-së dhe të fuqive në ngritje e sipër? Kjo konferencë do të përpiqet t’i japë përgjigje këtyre pyetjeve të ndryshme.
Propozimet për pjesëmarrje (maksimum 500 fjalë) dhe biografitë tuaja (maksimum 200 fjalë), duhet të dërgohen më së largu deri më 14 dhjetor 2018. Ata duhet t’i përcillen Liridon Likës në adresën e mëposhtme: Liridon.Lika@uliege.be
Konferenca do të mbahet të enjten, 28 mars, 2019 në lokalin « Salle du Conseil » të Fakultetit Juridik, të Shkencave Politike dhe të Kriminologjisë të Univerzitetit të Liezhës. Adresa: Quartier Agora, Place des Orateurs 3, ndërtesa B31, Sart Tilman, 4000 Liège (Belgjikë).
Të dhëna shtesë:
Gjuhët që do të fliten në konferencë janë frëngjishtja dhe anglishtja.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit28 Mars 2019
- Ora11:00
- LokacioniLiège - Belgjikë
- Data e përfundimit28 Mars 2018 - 15:00
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Nga Shkupi në Holandë: Suksesi i Vigjilenca Abazit në Drejtësinë Evropiane Vigjilenca Abazi është Asistente Profesore e së Drejtës Evropiane në Universitetin e Maastrichtit në Holandë. Si...
-
Kori “Siparantum” do të ngjitet në skenën e institucionit prestigjioz të Filarmonisë së Berlinit
-
Bardhyl Coli emërohet drejtor i ri i hotelit prestigjioz në Zvicër
-
Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan
-
Vota e Diasporës: Një çelës për të ardhmen demokratike të Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Pagat e larta shtetërore: 12 për qind rritje pagash në nivel federal – kjo së shpejti duhet të përfundojë Në të ardhmen, ata që punojnë për qeverinë federale nuk duhet të fitojnë më shumë se...
-
Pesë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Trajnim për blerjet e biletave në internet: “SBB nuk na merr në konsideratë ne të moshuarit”
-
Zvicër: Dy shkolla private u mbyllën papritur: nxënës dhe mësues pa perspektivë
-
Ky kanton zviceran ka zgjedhur për herë të parë kryetare të këshillit një grua