Jeta në Zvicër
Simonetta Sommaruga për një vizitë katërditore në Sri Lankë
Këshilltarja federale Simonetta Sommaruga, udhëheqësja e Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë (EJPD), do të udhëtojë në Sri Lankë për një vizitë pune katërditore, për të thelluar bashkëpunimin me Sri Lankën
Gjithashtu do të synojë të krijojë një pasqyrë sa më të qartë të angazhimit të Zvicrës në këtë vend në fusha të ndryshme, duke përfshirë këtu pajtimin, punën e kujtesës dhe forcimin e sundimit të ligjit. Në agjendë është edhe nënshkrimi i një memorandumi për mirëkuptim për krijimin e një partneriteti të migracionit, si dhe takime të ndryshme me përfaqësuesit e qeverisë, opozitës dhe shoqërisë civile.
Këshilltarja Federale do të shoqërohet nga një delegacion i përbashkët i EJPD-së dhe Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (EDA). Gjithashtu është planifikuar edhe një vizitë e një pilot programi të udhëhequr nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA) të EDA-s, në fushën e migracionit të rregullt të fuqisë punëtore.
Qindra mijëra srilankas për çdo vit migrojnë në vendet e Gjirit ose në vende të tjera aziatike, për arsye pune. Përmes këtij programi, Zvicra po mbështet Qeverinë e Sri Lankës në zbatimin e një politike migracioni për motive punësimi. Punëtorët migrues mund të marrin informata mbi të drejtat, ndihmën juridike dhe këshillat e tyre, njofton Albinfo.ch.
Qëllimi është që ata të sigurojnë mbrojtje më të mirë kundër shfrytëzimit.
Sekretariati shtetëror për migracion (SEM), gjithashtu mbështet projektet e trajnimit profesional në Sri Lanka për të ofruar mundësi për të rinjtë, për të përmirësuar shanset e tyre në tregun lokal të punës.
Takime me presidentin dhe kryeministrin
Në agjendë janë takimet me presidentin Maithripala Sirisena dhe kryeministrin Ranil ëickremesinghe, si dhe ministrin e Drejtësisë, Thalatha Atukorale. Po ashtu janë planifikuar shkëmbime me përfaqësuesit e Komisionit shtetëror për të drejtat e njeriut dhe zyrës për persona të zhdukur. Zvicra mban kontakte të ngushta me këto dy organe të pavarura shtetërore, të cilat luajnë një rol kyç në kujtimin e së kaluarës dhe forcimin e sundimit të ligjit. Komisioni shtetëror për të drejtat e njeriut mbështetet financiarisht nga Zvicra.
Kreu i EJPD-së gjithashtu do të takohet me Rajavarothiam Sampanthan, president i Tamil National Allaince (TNA), partia kryesore e tamilëve. Në qendër të diskutimeve me udhëheqësin e opozitës, në veçanti do të jetë situata e pakicës tamile.
Të thellohet edhe më tej bashkëpunimi i krijuar tani
Në vitin 2016, Zvicra dhe Sri Lanka lidhën një marrëveshje migrimi. Kjo marrëveshje formoi bazën për bashkëpunim të përmirësuar, për kthimin vullnetar të azilkërkuesve dhe riintegrimin e të kthyerve.
Për të vazhduar thellimin e një bashkëpunimi të vendosur dhe të suksesshëm dhe për të forcuar më tej angazhimin e Zvicrës në terren, Zvicra dhe Sri Lanka tani dëshirojnë të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi për krijimin e një partneriteti të migracionit. Zvicra tashmë ka përfunduar tashmë partneritete të tilla me pesë vende të tjera, të cilat mbulojnë bashkëpunimin në fushën e migrimit dhe zhvillimit, transmeton Albinfo.ch. Partneriteti me Sri Lankën do të përqendrohet në procesin e pajtimit dhe reformës kushtetuese, punës së kujtesës në të kaluarën, trajnimit të të rinjve dhe vendosjes së një sistemi të sigurt të migracionit për motive punësimi për të rinjtë, srilankas nga rajoni.
Për partneritetet e saj të migracionit, Zvicra zbaton një përqasje gjithëpërfshirëse të qeverisë, e cila merr parasysh pozicionet e të gjitha fushave përkatëse të politikave. Partneriteti i migrimit me Sri Lankën është njëri nga objektivat e Këshillit Federal për politikën e saj të migracionit të huaj. Ai e regjistroi atë në raportin e tanishëm të 25 prillit 2018 dhe e konfirmoi tek komisionet përkatëse parlamentare. Këshilli Federal miratoi nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit më 8 qershor 2018.
Me rëndësi të veçantë për Zvicrën
Sri Lanka ka zënë një vend të veçantë në politikën e migracionit të huaj të Zvicrës, për disa dekada. Lufta civile, e cila përfundoi në vitin 2009 pas rreth 30 vitesh të konfliktit, bëri që shumë njerëz të zhvendosur të kërkonin strehim në Zvicër. Tani, në territorin e Zvicrës jetojnë rreth 51.000 persona me prejardhje nga Sri Lanka dhe pothuajse gjysma e tyre kanë fituar shtetësinë zvicerane. Numri i kërkesave për azil nga shtetasit e Sri Lankës, ka rënë dukshëm në vitet e fundit.
Lidhur me kthimin e shtetasve të Sri Lankës në sferën e azilit, bashkëpunimi që ekziston me Sri Lankën në bazë të marrëveshjes së migrimit të vitit 2016 dhe që funksionon mirë, do të vazhdojë edhe më tutje. Të dy shtetet duan të vazhdojnë të inkurajojnë kthimin vullnetar të azilkërkuesve. Një grup i përbashkët ekspertësh ka shkëmbime të rregullta për të diskutuar dhe sqaruar, kur është e nevojshme, çështjet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin operacional në fushën e identifikimit, marrjes së dokumenteve të udhëtimit ose organizimit të kthimit. Ky mekanizëm i shkëmbimit ka provuar vlerën e tij. Prandaj, pyetjet në lidhje me kthimet nuk janë në qendër të partneritetit të ri të migracionit.
Partneriteti i migracionit që është planifikuar të vihet në vend gjithashtu nuk do të ndryshojë praktikën e SEM për vendimet që sjell. SEM do të vazhdojë të shqyrtojë çdo rast individualisht, duke marrë parasysh situatën aktuale në Sri Lanka dhe mangësitë e vazhdueshme të të drejtave të njeriut.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje