Shkurt.ch

Simbolet e krishtera, pa mbrojtje kushtetuese

Dhoma e kantoneve ka vendosur që vendosja e simboleve të krishterizmit si krucifiks-i (figura eKrishtit të kryqëzuar) në të ardhmen të mos jetë më në mbrojtje të kushtetutës.

Shteti duhet të sillet në mënyrë neutrale ndaj çështjeve religjioze, kanë kërkuar numri më i madh ei deputetëve.

Nga ana tjetër, ithtarët e mbrojtjes së simboleve të përmendura druajnë se në këtë mënyrë po vihen gjithnjë më shumë në pyetje figurat me Krishtin e Kryqëzuar. Kjo po bën që duke hequr këto figura nga shkollat dhe ambientet tjera publike, Zvicra po heq dorë nga një pjesë e kulturës së saj tradicionale.