Futboll
Silvinjo flet për gjendjen e ekipit, miqësoret dhe Evropianin në Gjermani
Trajneri Silvinjo foli për gjendjen e skuadrës dhe theksoi se atmosfera është shumë e mirë
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo dhe mesfushori kuqezi, Klaus Gjasula dolën këtë të diel në konferencën zyrtare për media, në prag të ndeshjes miqësore që Shqipëria do të zhvillojë ditën e nesërme ndaj Lihtenshtejnit në stadiumin “Haladás Sportkomplexum” në Hungari, në ora 20:00.
Trajneri Silvinjo foli për gjendjen e skuadrës dhe theksoi se atmosfera është shumë e mirë. Gjithashtu tekniku kuqezi tha se lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe se e rëndësishme është që të gjithë të japin maksimumin, për t’u përgatitur sa më mirë për finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, transmeton albinfo.ch.
Gjendja e skuadrës – Këtu është një atmosferë shumë e mirë. Donim që këtë grumbullim ta nisnim në Tiranë, me qëllimin edhe për të ndjerë pak atmosferën dhe entuziazmin e madh që kanë njerëzit. Nisja për në Austri ishte diçka shumë e bukur. Këtu në Austri jemi larg Shqipërisë, një ambient i mirë për të punuar, për t’u përgatitur sa më mirë për Evropianin. Kemi 3-4 ditë që kemi nisur këtë fazë përgatitore. Kemi lojtarë si Seferi, i cili luajti ndeshjen e fundit më 29 maj dhe u bashkua me ekipin në ditën e parë të grumbullimit në Austri. Kemi Abrashin që luajti më 31 maj dhe mbrëmë u bashkua me grupin, ndërsa Gjimshiti ka edhe një ndeshje dhe do bashkohet nesër me ne. Po përgatitemi sa më mirë për finalet, për Euro 2024.
Aspekti fizik – Do të luajmë në një turne që është i shpejtë, dinamik dhe ne do të shkojmë në këtë drejtim. Sigurisht e dimë që kemi lojtarë që vijnë në këtë grumbullim në situata të ndryshme, në lidhje edhe me aktivizimin që kanë pasur me klubet. Kemi nisur përgatitjet prej katër ditësh edhe për ato lojtarë që kanë luajtur më pak. E rëndësishme për stafin teknik është që të menaxhojë grupin. Përsa i përket formës fizike lojtarët janë në gjendje të mirë dhe do të jenë gati për të përballuar Evropianin.
Lista e pritjes – Sigurisht që ka një listë pritjeje, sepse punojmë shumë për të parashikuar çdo situatë. Sigurisht që nuk mund t’i themi emrat”.
Sa e vështirë është të bindësh një lojtar që ta lini në bankinë – Nuk është aspak e vështirë. Në një turne të tillë një minutë mund të bëjë diferencën. Çdo lojtar mund të japë kontributin e tij në fushën e lojës, sepse shkojmë të marrim pjesë në një turne të shpejt, shumë dinamik, çdo lojtar mund të bëjë diferencën. Për mua, lojtari që nuk e kupton këtë situatë i bie që të mos jetë në gjendje të jetë në fushën e lojës”.
Miqësoret me Lihtenshtejnin dhe Azerbajxhanin – Ideja ime është që të hedhim në fushë lojtarët që kanë luajtur më pak. Dhe të rikuperojmë ata që kanë luajtur më shumë me klubet e tyre.
Lista paraprake – Çdokush në Shqipëri do të bënte një listë me zgjidhjet e tij. Sigurish që edhe unë nuk do të isha dakord, por realisht nuk kam kohë të shoh se çfarë flitet në publik. Unë duhet të vija në këtë grumbullim me 27 lojtarë. Kam shumë ngarkesë dhe punë për të bërë, nuk kam kohë të ndjek debatet që krijohen. I kam falënderuar të gjithë për kontributin që kanë dhënë për Shqipërinë dhe për këtë pjesëmarrje në Evropian. Pjesëmarrja në Evropian është një eksperiencë fantastike. Unë në vitin 2018-të kam marrë pjesë me Brazilin në Kupën e Botës dhe ishte diçka shumë e bukur, të jep shumë adrenalinë. Punojmë gjithë ditën dhe është e gjitha vetëm për t’u shijuar.
A do u jepni nesër një shans atyre që kanë luajtur me klubet – Ne i përgatisim lojtarët, përgatisim ekipin në mënyrë që të gjithë të japin kontributin e tyre në Evropian, por nuk vendosim në ndeshjen e nesërme. Mund të provojmë disa lojtarë që nuk kanë luajtur shumë nesër.
Klaus Gjasula, në prag të ndeshjes miqësore me Lihtenshtejnin tregoi se atmosfera në Kombëtare është e shkëlqyer. Ai shtoi se zgjidhjet në fushë i bën trajneri dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin. Përsa i përket Evropianit, Gjasula tha se është diçka shumë e veçantë dhe të gjithë lojtarët po përgatiten sa më mirë në seancat stërvitore.
Atmosfera në skuadër dhe kapiteni Berat Gjimshiti? – Gjendja dhe atmosfera është e shkëlqyer si gjithmonë. Jemi në fazën përgatitore dhe po bëhemi gati fillimisht për dy ndeshjet e radhës, miqësoret ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit. Po presim kapitenin të vijë tani. Atmosfera është shumë mirë, kapiteni i duhet skuadrës. Do vijë me fitoren dhe frymën e mirë nga klubi i tij dhe shpresojmë që të na japi edhe ne pak nga ajo energji, po presim.
Pozicioni i preferuar në fushë – Unë jam mesfushor, kam ndihmuar edhe Darmstadt si mbrojtës, por unë do jap maksimumin. Vendosjet në fushë i bën trajneri, sa minuta do t’i japi lojtarëve, titullar apo jo. Të gjitha do t’i menaxhojë ai dhe unë jam këtu për të dhënë maksimumin, për të ndihmuar ekipin dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Kemi disa muaj që nuk kemi luajtur bashkë, ndeshja nesër do na ndihmojë të gjejmë njëri-tjetrin. Nuk ka lidhje kundërshtari. Në muajin mars kemi pasur dy kundërshtar shumë të fortë. Ne po stërvitemi dhe çfarë kemi punuar aty do provojmë ta shfaqim në fushë. Ky është objektivi për këto dy ndeshje.
Pjesëmarrja në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”- Kampionati Evropian është gjithmonë i veçantë. Mezi po e presim dhe ditët po kalojnë. Në seancat stërvitore po përgatitemi shumë mirë që të jemi gati në momentin e duhur.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel