Lajme
Sigurimi shëndetësor në vitin 2023, në disa kantone deri 10% më i shtrenjtë
Në kantonin e Ticinos, kompania konsulente Accenture pret që primet të rriten për të paktën 9.2 për qind në vitin 2023
Sipas një studimi të ri të realizuar nga firma konsulente Accenture, primet e sigurimit shëndetësor për vitin 2023 në disa kantone mund të rriten deri në afër 10 për qind .
Kështu shkruan gazeta “NZZ am Sonntag” në numrin e saj aktual.
Sipas studimit, një arsye e kompanive të sigurimit shëndetësor për të kapur hapin është se në dy vitet e fundit, për shkak të presionit politik, primet janë llogaritur më fort dhe rezervat pjesërisht janë shpenzuar, transmeton albinfo.ch. Kjo është bërë për të frenuar rritjen e primeve. Por në situatën aktuale kanë kontribuar edhe pandemia e koronës dhe efektet e ndryshme speciale.
Ngritja më e madhe është e pashmangshme në Ticino
Primet në vitin 2023 konsiderohet se do të rriten më shumë në kantonin e Ticinos. Për shkak se kostot e kujdesit shëndetësor atje janë rritur për 9 për qind në vitin 2021, ndërkohë që primet patën rënë për 0.2 përqind në vitin 2022, Accenture pret që primet të rriten për të paktën 9.2 për qind në vitin 2023.
Megjithatë, këto shifra nuk përfshijnë as rritjen e kostos nga viti 2022, përcjell albinfo.ch. Sipas Accenture, shifrat nga muajt e parë të vitit 2022 tregojnë një rritje të vazhdueshme të kostove të kujdesit shëndetësor: Prandaj, rritje dukshëm më të mëdha të primeve duhet të priten në vitin 2023.
Kështu, ekziston gjithashtu një kërcënim i rritjes së madhe të primeve për të kompensuar rritjen e kostos nga viti 2021 në kantonet e Neuchâtel (+7.8 pë rqind) dhe Graubünden (+8.1 për qind). Ndërsa Kantonet Glarus (+1 për qind), Jura (+1.4 për qind) dhe Nidwalden (+2.6 për qind) duket se do të kalojnë relativisht lehtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra