Kosova
Sigurimi kufitar i veturave duhet të bëhet ende nga bashkatdhetarët që hynë në Kosovë
Qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe punojnë në shtete të ndryshme të Evropës, sa herë që hyjnë në Kosovë obligohen që në kufi të paguajnë një shumë të mjeteve financiare për sigurimin e veturave të tyre.
Personat që hyjnë në Kosovë me auto-vetura duhet të paguajnë 15 euro për qëndrimin prej 15 ditësh. Ndërkaq, qëndrimi për një muaj kap vlerën e sigurimit prej 20 eurosh. Këto tarifa ndryshojnë nga kategoria e mjeteve motorike dhe periudha e qëndrimit në Kosovë.
Njëri nga ta është Fidaim Zeqiri, i cili që gjashtë vite jeton në shtetin e Gjermanisë. Ai thotë se çmimi i policës së sigurimit nuk është shumë i lartë. Por, vonesa për shkak të kolonave të gjata, për të përfunduar këtë obligim është e mërzitshme.
“Ka pasur raste kur kam pritur më shumë se një orë deri sa të vjen radha për të paguar. Ne edhe ashtu bëjmë rrugë të gjatë për të ardhur në Kosovë dhe pritja për këtë pagesë është maltretim”, thotë Zeqiri.
Qeveria e kaluar e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti ka aprovuar një kërkesë të Ministrisë se Financave për krijimin e një mekanizmi për mbulimin e obligimeve të sigurimit kufitar nga Qeveria e Kosovës.
Kjo do te vlejë për të gjithë bashkëatdhetarët dhe të huajt që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë për vitin 2020.
Në anën tjetër, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti, nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje se a kanë filluar procedurat për zbatimin e këtij vendimi apo do të anulohet.
Hoti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ditë më parë ka thënë se “qeveria do analizojë me kujdes të gjitha vendimet e marra nga qeveria e kaluar, për të siguruar se a janë në përputhje më ligjin”.
Pagesa e sigurimit kufitar të auto-përgjegjësisë është e obliguar me ligj për të gjitha mjetet motorike me tabela të huaja, të cilat hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Aty përfshihen edhe automjetet e mërgatës, diasporës së Kosovës.
Në Byronë Kosovare të Sigurimeve pohojnë se janë të gatshëm për diskutime lidhur me këtë çështje, edhe pse sipas tyre, kjo është komplekse dhe kërkon trajtim profesional.
Blerim Pushkolli, drejtor ekzekutiv në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS), thotë se një vendim eventual do të krijojë implikime financiare dhe duhet te shikohet edhe aspekti ligjor. Sigurimi kufitar është i bazuar në Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.
“Duhet të mendohet mirë për shkak të bartjes se rrezikut me lëshimin e çdo police të sigurimit. Implikimi financiar është mjaft i lartë, për shembull për një rast të siguruar që kushton 15 euro për 15 ditë, kërkesa e personave për dëmshpërblim mund të shkojë deri në 1.2 milion euro. Kurse për dëmet e shkaktuara nga përdorimi i autobusit dhe mjeteve motorike të destinuara për transportin e lëndëve të rrezikshme, zbatohet dyfishi i shumave minimale të sigurimit”, tha Pushkolli.
Ai shtoi se nëse koston e sigurimit kufitar do ta merr përsipër Qeveria e Kosovës, atëherë do të ketë implikime financiare dhe rëndim të buxhetit të Kosovës, i cili mbulohet kryesisht nga tatim-paguesit kosovar.
“Dhe këtu është normale të shtrohet pyetja, si të ngarkohen taksapaguesit kosovarë që ta paguajnë sigurimet e drejtuesve të mjeteve motorike më regjistrime të huaja?
Por, Byroja Kosovare e Sigurimit do të jetë bashkëpunuese në proces dhe do të respektoj çdo vendim që merret nga Qeveria e Kosovës”, thotë Pushkolli.
Nga tarifat e sigurimeve kufitare, thotë Pushkolli, vitin e kaluar janë grumbulluar mbi 7.7 milionë euro të hyra, kurse pagesa e dëmeve të paguara nga BKS për periudhën e njëjtë rezulton vlerën prej 7.9 milionë eurosh.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra