Shqipëria

Sigurimi i ujit mbetet problem për emigrantët shqiptarë në kufirin shqiptaro-grek

Mbi 10 mijë emigrantë shqiptarë presin prej gati 48 orësh në kufirin shqiptaro-grek, në temperatura të larta

Sigurimi i ujit mbetet problem për mbi 10 mijë emigrantë shqiptarë që presin prej gati 48 orësh në kufirin shqiptaro-grek në temperatura mjaft të larta, përcjell albinfo.ch.

Pjesëtarë të policisë të Bashkisë së Gjirokastrës dhe kompani tregetare po shpërndajnë shishe uji, ndërsa një biznes anës rrugës vuri në shërbim të emigrantëve linjën e ujit të pijshëm për të ndihmuar familjarët që po qëndrojnë në një radhë prej gati 10 kilometrash.

Dyndja e emigrantëve në kufi nisi dje pasi autoritetet greke njoftuan masa shtrënguese që do të praktikohen nga e diela e 16 gushtit dhe përfshijnë kryerjen e detyrueshme në Shqipëri të analizës molekulare të “COVID-19” për të hyrë në Greqi dhe kufizimin e lëvizjes vetëm për 750 persona në ditë.

Qytetarët shqiptarë po u kërkojnë autoriteteve shqiptare të ndërmjetësojnë me palën greke që këto masa të hiqen për të lejuar kthimin e normalizuar të tyre në Greqi.

 

Video më poshtë nga Zëri i Amerikës:

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/334221297612111/