Opinione
Sigurimet shëndetësore vazhdojnë edhe më tutje me rritjen e premive
Një rritje mesatare prej 8.7%. Më tepër është e prekur pjesa frankofone e Zvicrës
Pa ndonjë befasi të madhe, sipas një komunikate të ditës së sotme të Këshillit Federal, premitë e sigurimeve shëndetësore do të rritën sërish, edhe në vitin 2024. Një rritje mesatare prej 8.7%. Më tepër është e prekur pjesa frankofone e Zvicrës.
Ka qenë diçka e pritur. Nëse kjo nuk është asnjë befasi, edhe “tregtia” me sigurimet e tilla do të vazhdojë akoma më tutje, pa asnjë dilemë, ashtu si çdo vit.
Dihet pra se rritja e premive është një kusht kryesor paraprak që lejon të ndërrohet një sigurim shëndetësor.
Nëse është e nevojshëm dhe e arsyeshme, pse jo, por nuk ndodh gjithmonë kështu!
Nuk do të kalojë pra shumë kohë tani për t’ u përballuar me oferta e propozime të shumta “për sigurime më të mira, e më të lira”!
Një “formulë” e tillë ngërthen në vete diçka të vërtetë, pasi ekzistojnë vërtet edhe sigurime më të lira, por jo domosdo më të mira.
Në prapaskenë qëndrojnë edhe gjithë ata “shitës”, të cilët ose nuk e kuptojnë mirë çështjen e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, ose kanë thjesht vetëm një prirje tregtie apo shitjeje.
Ky është pikërisht një aspekt që i penalizon edhe gjithë ata “shitës” të sigurimeve që e bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të ndershme.
Rritjet e premive, përveçse e rëndojnë tepër e më tepër buxhetin e çdo familjeje, ata hapin ndërkohë edhe një hapësirë “lojërash” të konkurrencës dhe të “luftës” në mes të sigurimeve, por edhe në mes të “shitësve” të tyre.
Konkurrenca këto që kanë si pasojë ndonjëherë edhe dhënien e informatave të gabuara që s’janë aspak në pajtim me realitetin. Mbizotërimi i leverdive financiare tek disa e bënë të veten!
Edhe mosnjohja e disa veçorive esenciale të sigurimeve, mban ndikim të drejtpërdrejtë në atë që një pjesë e popullatës të paguajë shpeshherë më tepër sesa duhet.
Nganjëherë, paguhet ndoshta edhe për një model sigurimi që nuk arsyetohet domosdoshmërisht për të gjitha kategoritë e personave apo situatave. E ndërkohë, s’ekziston një mbulesë e mjaftueshme për rastet që kanë realisht nevojë.
Studime të shumta tregojnë se një përqindje e theksuar e popullatës, sidomos kategoria më pak e informuar, posedon forma të sigurimit shëndetësor që nuk janë të përshtatura për situatat e tyre. Kjo shpeshherë çonë edhe në shpenzime të paarsyeshme.
Çfarë thotë ligji?
Një parim thelbësor mbi sigurimin e detyrueshëm shëndetësor që dominon në sistemin shëndetësor zviceran thotë se të gjitha shoqëritë e sigurimeve, pa asnjëfarë dallimi, duke u bazuar në normat e ligjit federal mbi sigurimin shëndetësor, janë të detyruara që t’i mbulojnë të gjitha shërbimet mjekësore, të cilat figurojnë në një katalog apo listë zyrtare të përpiluar konformë ligjit përkatës.
Kjo domethënë se dokumenti i tillë e ka fuqinë shtrënguese dhe sigurimet nuk mund ta anashkalojnë.
Po e njëjta gjë e ka edhe kuptimin se në këndvështrimin e mbulimit të shërbimeve mjekësore, do të ishte gabim nëse thuhet apo mendohet se «ky apo ai sigurim është dukshëm më i mirë sesa tjetri» !
E gjithë kjo nënkupton edhe atë se gjithmonë duhet treguar kujdesin e duhur gjatë konsultimeve me sigurimet apo gjatë marrjes së vendimeve për ndërrimin e një sigurimi.
E-Diaspora
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm Shkrimtari shqiptar Pajtim Statovci merr çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm për romanin “Lopa pjell natën” ...
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
-
Një rrugë në Filadelfia të SHBA-së merr emrin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”
Jeta në Zvicër
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor Të mërkurën, Këshilli Federal vendosi hyrjen në fuqi të urdhëresës përkatëse për 1 janar 2025, ashgu...
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025
-
Shumica e zviceranëve nuk i pëlqejnë masat shtrënguese të qeverisë së tyre