Shqipëria
Si u rrit interesimi i të huajve për plazhet shqiptare?
Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë trend në TikTok dhe rrjetet e tjera sociale, influencuesit e udhëtimeve zgjedhin vendin tonë për ta provuar, jo vetëm për bukurinë natyrore, por edhe kostot e lira që ofron vendi ynë për ta.
Një prej tyre është edhe Laura Vega, një Tiktoker e cila ka vizituar së fundmi Shqipërinë. Ajo tregon se si e ka rezervuar akomodimin këtu dhe ku ka zgjedhur të qëndrojë.
“Gjatë udhëtimit tim në Shqipëri, kam qëndruar në hotele, bujtina dhe Airbnb. Varej nga çmimet, disponueshmëria dhe çfarë kërkonim gjatë qëndrimit tonë: nëse donim të kishim një përvojë më çlodhëse, rezervonim një hotel ose një Airbnb në varësi të asaj që ishte më e përballueshme.
Por nëse donim të njihnim njerëz të rinj, udhëtarë të tjerë me të cilët mund të bënim udhëtime ditore dhe aventura, zgjidhnim bujtinat”, – tha Vega.
Laura tregon se rezervoi nëpërmjet platformave të ndryshme online. “Kam rezervuar akomodimin në Shqipëri duke përdorur dy aplikacione: Hostelworld dhe Booking.com.
Gjithmonë shikoj vlerësimet dhe komentet në ato faqe për të marrë një vendim se ku të rezervoj. Dhe kam mbetur shumë e kënaqur me vendimet e mia”.
Sektori i turizmit po përjeton në 2023-shin vitin më të mirë historik deri tani. Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT bënë të ditur se për 6 muajt e parë në vend kanë hyrë rreth 3.4 milionë shtetas të huaj, me rritje prej 33% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vetëm në qershor në vend hynë pak më shumë se 1 milion të huaj, ose 15% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Këto janë shifrat më të larta të regjistruara ndonjëherë, si për 6- mujorin, edhe për muajin qershor, transmeton monitor, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se rreth 80-85% e shtetasve të huaj që vijnë në vend nuk qëndrojnë në strukturat zyrtare të akomodimit. P.sh., në maj hynë në vend 705 mijë shtetas të huaj.
Ndërkohë, vizitorët jorezidentë që qëndruan në strukturat akomoduese ishin 109.4 mijë. Si rrjedhojë, vetëm 15% e tyre kanë qëndruar të paktën një natë në strukturat akomoduese, duke shënuar sërish një rritje nga muajt e mëparshëm, kur treguesi ishte rreth 11%.
Shumica e tyre qëndrojnë në shtëpi me qira, të cilat i marrin nëpërmjet Booking.com ose Airbnb, apo të tjerë mund të jenë emigrantë që rrinë tek të afërmit, apo në shtëpitë që kanë vetë në pronësi.
Edhe pse marrja me qira e një shtëpie apo një strukture tjetër akomodimi nuk është diçka e re për tregun, zhvillimi i këtij biznesi pas pandemisë mori hov të madh kudo në botë.
Një në katër shtëpi në BE jepet me qira si apartament pushimi, një trend në rritje që filloi gjatë pandemisë.
Kur njerëzit nisën të punonin nga shtëpia, iu dha mundësia të kombinojnë turizmin me punën, por edhe të ulnin koston e qirasë. Në këto raste u përhap dhënia me qira e apartamenteve në zonat turistike – thuhet në raportin e “Grand view research”.
Bizneset thonë se tregu në Shqipëri është një risi në krahasim me vendet e tjera, edhe pse është zgjeruar shumë. Tendenca pritet të jetë në rritje të shpejtë, pasi vetë Shqipëria po zhvillohet si atraksion turistik.
“Në tregun shqiptar tani ka hyrë si risi në krahasim me vendet e tjera europiane, dhe besoj se me kalimin e kohës, tregu do ta ofrojë mundësinë e zgjerimit, duke parë edhe mënyrën e reagimit të klientëve” – tha për “Monitor”, Fation Dizdar, i “Destiny Apartment Tirana”, një nga bizneset që operon në treg me apartamente me qira ditore në Booking.com dhe Airbnb.
“Kjo tipologji biznesi tashmë është zgjeruar shumë dhe mendoj se do të vazhdojë të zgjerohet, duke qenë se Shqipëria po zhvillohet si atraksion turistik” – shprehet Megi Petriti nga “Triplex house Tirana”, që operon në treg me apartamente me qira ditore në Booking.com dhe Airbnb.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka zbuluar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel....
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?