Kosova

Si u cënua siguria e Kosovës nga organizata serbe e cila veproi në qendër të Prishtinës?

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje për bastisjen e Policisë që ndodhi sot afër objektit të vet Policisë në qendër të Prishtinës.

Ai tha se Departamenti i Organizatave Joqeveritare në kuadër të MPB-së ka konfirmuar se organizata në fjalë “Centar za Mir i Toleranciju Pristina”, nuk ka respektuar legjislacionin në fuqi mbi funksionimin e OJQ-ve.

“Një veprimtari e tillë në mes të tre institucioneve më të larta të sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryeprokurorisë dhe Policisë së Kosovës është tejet e dyshimtë dhe paraqet rrezik për sigurinë e vendit. Republika e Kosovës është shtet unitar me të drejta e shërbime për gjithë qytetarët pa dallim. Ka kaluar koha kur në vendin tonë tolerohej paligjshmëria”, tha Sveçla.