Kuriozitete
Si t’u shpjegohet vdekja fëmijëve
Një studim i publikuar në “Omega Journal of Death and Dying” ka treguar se si duhet të sillen prindërit në këto raste
Vdekja është e vështirë që t’u shpjegohet fëmijëve. Disa besojnë se fëmijëve nuk duhet t’u tregohet fare se çfarë është vdekja.
Një studim i publikuar në “Omega Journal of Death and Dying”, nga akademikët e Universitetit të Buffalos ka treguar se duhet të përdoren fjali të caktuara dhe të ketë qëndrim të qetë kur u tregohet fëmijëve për humbjen e dikujt të afërm.
Këto janë disa ide nga “The Guardian” se çfarë duhet të bëhet:
- Gjithmonë jeni të qetë dhe përgjigjuni me fakte në pyetjet e fëmijëve. Shmangni thëniet si “gjyshja ka shkuar të flejë” sepse kjo do t’i frikësojë ata nga gjumi. Mos u frikësoni t’u thoni se ajo ka vdekur.
- Jini të durueshëm. Fëmijët nuk mund t’i kuptojnë disa situata me të parën. Duhet të keni durim dhe të zhvilloni biseda me ta çdo ditë, javë, muaj apo kurdo që ata kërkojnë.
- U shpjegoni se është në rregull të qani, por edhe të qëndroni pa qarë.
- Mos u frikësoni të kërkoni ndihmë nëse e shihni që nuk po arrini të qetësoni fëmijët. Sa më shumë sqarime për ta, bëhet më e thjeshtë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











