Kosova
Si të votoni nga diaspora për zgjedhjet në Kosovë
Edhe ata pa nënshtetësi kosovare mund të votojnë
Bashkatdhetarët mund të jenë pjesë e zgjedhjeve që do të mbahen këtë tetor duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Periudha për regjistrimin e bashkatdhetarëve që të votojnë përmes postës për zgjedhjet e parakohshme ka filluar më 30 gusht dhe do të zgjasë deri më 10 shtator.
Sipas Ligjit për Shtetësi, pjesë e këtyre zgjedhjeve me votën e tyre mund të bëhen edhe ata që nuk kanë shtetësi të Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, ka pohuar për albinfo.ch zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
I pyetur nëse këto ditë janë të mjaftueshme që bashkatdhetarët të bëjnë regjistrimin si votues, Elezi ka thënë se KQZ ka bërë maksimumin që të ofrojë mundësi sa më të mëdha brenda afatit që ka qenë në dispozicion.
“Sa u përket ditëve që KQZ-ja ka caktuar për këtë periudhë – mund të themi se kemi bërë maksimalen brenda ditëve që kemi në dispozicion për të organizuar të gjithë procesin zgjedhor, duke shtuar numrin e ditëve për aplikim”, ka thënë Elezi, përcjell albinfo.ch.
Ai gjithashtu ka thënë se në zgjedhjet paralamentare të vitit 2017 periudha e aplikimit ka qenë vetëm 8 ditë, ndërkaq në këto zgjedhje periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës është 12 ditë.
E sa u përketë ditëve të votimit për dallim nga viti 2017, këtë vit do të kenë një ditë më shumë në dispozicion.
Në zgjedhjet 2017 periudha e votimit përmes postës ka mundur të realizohet brenda 16 ditëve, ndërsa tani (2019) janë gjithsej 17 ditë për të votuar përmes postës për të gjithë aplikuesit e suksesshëm.
Brenda afatit të përcaktur nga KQZ-ja, aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës mund të bëhet përmes këtyre mundësive:
– fahut postar të KQZ-së;
– fax-it të KQZ-së dhe
– përmes ndonjërës nga e-mail adresat e Shërbimit Votues të KQZ-së.
Gjithashtu ai ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Brenda në link mund të gjeni detaje për çështjet teknike të votimit:
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind