Shëndetësi

Si të “shpëtoni” nga i nxehti pa u ftohur nga kondicioneri?

Kondicioneri është ndër mënyrat më të mira për t’i shpëtuar të nxehtit, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, ai mund të sjell edhe rreziqe, nëse nuk përdoret si duhet. Instituti i Shëndetit Publik ka gjashtë këshilla për kujdes gjatë përdorimit të kondicionerit:

Ruani një diferencë prej 5 gradë celcius më të ulët se ambienti i jashtëm:

Ai duhet të jetë i instaluar lart, në mënyrë që të bëjë shpërndarje homogjene të ajrit.

Mos e mbani ndezur natën.

Mbani dritaret dhe dyert të mbyllura.

Pastroni filtrat në mënyrë periodike.

Evitoni që ajri i freskët të bjerë direkt mbi ju.

Po ashtu, ju duhet të keni kujdes, sepse sipas ISHP, kondicioneri e than ajrin më tepër së që duhet.

Disa nga efektet anësore që mund të shkaktohen nëse kondicioneri nuk kontrollohet si duhet, janë: dhimbje koke, infeksione virale, ulje të aftësisë për të përballuar të nxehtin apo të ftohtin, sy të thatë e të acaruar dhe dehidratim, përcjell albinfo.ch.