Lajme

Si të shmanget infektimi me Omicron?

Karakteristika kryesore e variantit Omicron është kapaciteti i tij i lartë i transmetimit. Një fakt që ka shkaktuar rritjen e infeksioneve në mbarë botën, që nga zbulimi i tij në nëntorin e vitit 2021.

Doza e tretë e vaksinës është efektive në parandalimin e rasteve të rënda, shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga varianti më i ri i njohur i SARS-CoV-2. Sipas studimeve të ndryshme, si ai i kryer nga autoritetet britanike, efikasiteti është 90% pasi administrohet doza përforcuese.

Mund të humbasë përgjithmonë nuhatja dhe shija te disa pacientë me Covid-19?

Megjithatë, shkencëtarët në Japoni kanë treguar masën më efektive për të parandaluar infektimin me Omicron. Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Kobe kryen një studim, në të cilin dolën në përfundimin se mbajtja e distancës ishte çelësi për të shmangur infektimin nga Omicron, raporton Cnn, përcjell Albinfo.ch.

Udhëheqësi i studimit, Makoto Tsubokura, shprehet: “Është e rëndësishme të kthehemi te bazat dhe të sigurohemi që njerëzit të ndërmarrin masa kundër infeksionit. Masa kryesore është mbajtja e distancës nga njerëzit e tjerë”.

Nga ana tjetër, vetë Tsukobura theksoi nevojën për të përforcuar masat e vendosura për parandalimin e infektimit, si larja e duarve apo përdorimi i maskës: “Për të ulur rrezikun e infektimit, kemi nevojë për respektimin e masave”.