Lajme
Si të ruhet nxehtësia në shtëpi.dhe të ulen faturat e energjisë?
Me rënien e temperaturave dhe të ftohtit të pashmangshëm, njerëzit janë në kërkim të metodave të zgjuara për t’i mbajtur shtëpitë e tyre të ngrohta.
Një nga truket më të zgjuara që nuk ju ka shkuar në mendje, për të ngrohur hapësirën tuaj është të vendosni një qilim të trashë.
Një eksperte e njohur si Georgia Metcalfe, ka deklaruar se një dysheme e paizoluar mund të humbasë një sasi të habitshme nxehtësie.
“Nëse keni dysheme druri ose laminat, dhoma do të ftohet shpejt”, potencoi ajo.
Kur nuk keni asnjë shtresë izoluese, ju nuk do të ruani nxehtësinë dhe do të çojë në rritje të kostove të ngrohjes derisa përpiqeni të kompensoni të ftohtin.
Metcalfe këshillon vendosja e një qilimi prej pelushi dhe të nivelit të lartë mund të jetë një veprim i zgjuar dhe me kosto efektive për të trajtuar këtë problem.
“Një qilim i trashë shton një shtresë shtesë izolimi, duke ndihmuar në ruajtjen e nxehtësisë dhe parandalimin e depërtimit të ajrit të ftohtë nëpër dysheme”, rekomandon ajo.
“Shtresa shtesë vepron si një mburojë, duke siguruar që hapësira të ruajë nxehtësinë më gjatë dhe ju lejon juve që të ulni ngrohjen”, theksoi ekspertja mes tjerash.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











