Lajme
Si po përdor BE-ja strategji të lëvizë drejt energjisë së pastër?
Në kuadër të tranzicionit të BE-së drejt energjisë së pastër, hidrogjeni po konsiderohet një burim kyç drejt arritjes së objektivit për sektorin e transportit. Por zhvillimi i tij me shpejtësinë e duhur mund të jetë i vështirë.
Në portin e Antverpit, në Belgjikë, ky stacion hidrogjeni është një nga më pak se 1 mijë stacionet në botë. Automjetet elektrike vijnë këtu dhe mbushen me hidrogjen, i cili ndihmon pastaj në lëvizjen e tyre.
Komisioni Evropian dëshiron ta zgjerojë këtë, duke rritur infrastrukturën e furnizimit në gjithë kontinentin. Por, me infrastrukturën aktuale, a është hidrogjeni një rrugëzgjidhje për arritjen e objektivave të emetimit?
“Është pjesë e zgjidhjes. Na duhet të investojmë masivisht tek pajisje si panelet diellore. Por, problemi është se kur ke energji diellore, apo nga era që fryn, zakonisht nuk keni të njëjtin konsum energjie. Hidrogjeni ësht ënjë mënyrë e përsosur për të depozituar energjinë. Kur nuk e përdorni, depozitojeni dhe mund ta përdorni atëherë kur ju duhet. Hidrogjeni do të jetë pa dyshim pjesë e karburanteve të reja. Ndoshta nuk do të arrijmë gjithçka, por shumica e mjeteve të rënda do të pajisen me hidrogjen në të ardhmen”, thotë Roy Campe, ekspert teknologjie.
Hidrogjeni i rinovueshëm, si ky stacion në portin e Antverpit, prodhohet me elektroliza që përdorin elektricitetin e gjelbër për të ndarë ujin nga hidrogjeni dhe oksigjeni. Më pas depozitohet.
Brukseli do gjithashtu që ta përdorë hidrogjenin për uljen e emetimeve në sektorë të tjerë, si në prodhimin e lëndëve kimike, fertilizuesve dhe plastikës.
Por për ekspertët, prodhimi i hidrogjenit përmes elektrolizave nuk është i realizueshëm në shkallë kaq të gjerë.
“Prodhimi i hidrogjenit me elektroliza është e komplikuar dhe harxhon shumë energji. Ky është dallimi i madh. Ne kemi parë profesorët tanë ta prodhojnë në klasë dhe besojmë se është një zgjidhje. Por jo, nuk është. Të bësh elektrolizë me ujë në mënyrë industriale është e komplikuar, prandaj nuk ka ekzistuar. Askush nuk po e bën”, shprehet Samuel Furfari, inxhinier kimik, Universiteti i Brukselit.
Shumica e hidrogjenit prodhohet me mjete që ndotin, si gazi natyror, që do të thotë se emetojnë CO2-sh. Kjo është arsyeja përse Komisioni Evropian kërkon të kalojë drejt hidrogjenit të prodhuar përmes energjisë së gjelbër./Reuters
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve