Koronavirusi: çast pas çasti
Si po llogariten rastet e vdekjeve nga COVID-19 në shtete të ndryshme
SHBA dhe Rusia janë vendet me numrin më të lartë të vdekjeve
Ekspertët thonë se ekzistojnë shpjegime të ndryshme pse dallojnë statistikat e rasteve të vdekjeve nga koronavirusi. Njëri faktormund të jetë funksionimi i praktikave dhe traditave afatgjata institucionale brenda vendeve, dhe një faktor tjetër potencial, funksioni i politikës.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, institucion amerikan që konsiderohet më kredibili për të dhënat e të infektuarve dhe vdekjeve në botë nga COVID-19,ndryshimet në numrin e vdekshmërisë mund të shkaktohen nga faktorë të tillë të tillë, siç është numri i testeve të kryera brenda një popullate.
Sa më shumë testime të bëhen, identifikohen më shumë njerëz me simptome të buta, dhe kur krahasohet në proporcion, kjo pastaje ul shkallën e vdekshmërisë.
Gjithashtu shkalla e vdekshmërisë mbase mund të jetë më e lartë nëse merret parasysh edhe sa është një popullsi e moshuar ose e sëmurë. Faktor tjetër është edhe sistemi i kujdesit shëndetësor në secilin vend.
Për shembull, numri dhe cilësia e spitaleve dhe mjekëve ndikon në mënyrën e trajtimit të pacientëve të infektuar.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA – agjencia kryesore qeveritare për përgjigje të shëndetit dhe sëmundjeve – thotë se statistikat e saj bazohen në të dhënat nga 50 shtetet që evidentohen në Sistemin Kombëtar të Statistikave.
Ndër të metat e këtyre statistikave është vonesa në përpunimin e të dhënave.Disa javë mund të kalojnë përpara se një rast vdekjeje nga COVID-19 të përpunohet, kodifikohet dhe pastaj do të pasqyrohet në statistikat kombëtare.
Quajeni atë COVID-19
Në Rusi ekziston një çështje më thelbësore. Në këtë vend po rritet numri i dëshmive se shumë raste të vdekjeve me koronavirus u janë atribuar sëmundjeve tjera.
Yelena Malinnikova, shefe për sëmundjet infektive në Ministrinë e Shëndetësisë në Rusi, tha më 4 maj se vdekshmëria e ulët ishte për shkak të testimit dhe zbulimit të shpejtë të sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
Rusia është vlerësuar për programin e saj të gjerë kombëtar të testimit, me më shumë se 7.5 milionë teste të kryera.
Por, shifrat zyrtare të Rusisë, tërhoqën më shumë vëmendje në fillim të këtij muaji kur mediat përfshirë, The Moscow Times, New York Times dhe Financial Times, hulumtuan nivelet e vdekshmërisë në Moskë për muajin prill dhe zbuluan se ato ishin dukshëm mbi mesataren.
Kjo ka shkaktuar reagime të ashpra nga Ministria e Jashtme e Rusisë.
Përfaqësuesja e OBSH-së në Rusi gjithashtu ka minimizuar dyshimet për statistikat e vendit.
Mikhail Tamm, një profesor i Universitetit Shtetëror të Moskësi tha Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë se kishte një mospërputhje të dyfishtë të vdekjeve të tilla në disa rajone ruse.
Në Moskë, thotë Tamm, Departamenti i Shëndetësisë i qytetit tha se më shumë se 60 për qind e pacientëve të infektuar me koronavirus nuk ishin përfshirë në statistikat e vdekshmërisë.
Koronavirusi konsiderohej vetëm një “katalizator” për zhvillimin e sëmundjeve të tjera.
Mbetet një pyetje e hapur nëse ky është një vendim i qëllimshëm politik – mbase për të minimizuar perceptimin se Rusia po ballafaqohet në mënyrë joproporcionale me pandeminë.
“Mund të themi se ekzistojnë disa faktorë” për shkallën e ulët të vdekshmërisë në Rusi, tha Tamm, “por vetëm njëri prej tyre, për të cilin kanë shkruar hapur autoritetet e Moskës, na lejon të vlerësojmë se sa i lartë është nënvlerësimi”.
Statistikat e vendeve tjera që janë vënë nën dyshim përfshijnë ato të Iranit, i cili në muajin prill ishte ndër vendet udhëheqëse në botë për rastet e konfirmuara me koronavirus. Muajin e kaluar, vendi ndaloi së botuari shifrat rajonale, edhe pse autoritetet vunë re “fillimin e një kulmi të epidemisë” në tetë rajone.
Që nga 20 maji, vendi kishte raportuar 7, 119 vdekje, sipas bazës së të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, i cili mbështetet në raportet nga qeveritë e vendeve.
Në anën e tjetër është Belgjika, e cila është vetëm e shtata në renditjen e vendeve me rastet e vdekjeve në botë, me gjithsej 9,108 vdekje.
Por, përkundrazi ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë në botë: 79.50 për 100,000 njerëz.
Për krahasim, shkalla e SHBA-së është: 27.61.Rusia e ka1.88 për 100,000 njerëz.
Një zëdhënës i qeverisë belge, Yves Van Laethem, në fillim të këtij muaji u përpoq të shmangë perceptimet se vendi ishte jashtëzakonisht i shkatërruar nga sëmundja.
“Mënyra jonë e llogaritjes është më e sakta shkencërisht dhe e sinqertë”, tha më 15 maj, Van Laethem.
Virologu belg, Van Gucht, tha se, në kohën kur u shfaq, koronavirusi ishte një virus i ri, prandaj shumë vende nuk dinin se si të përgjigjen më mirë ose si t’i klasifikojnë dhe raportojnë vdekjet.
Kjo gjë kandryshuar pasi janë mbledhur më shumë informacione dhe të dhëna.
“Është pak naive që vendet janë të shqetësuara për imazhin e tyre, për shkak të një virusi. Nuk është faji i askujt. Është një forcë e natyrës. Ju përpiqeni të ballafaqoheni me të”,tha për Radion Evropa e Lirë,Van Gucht.
“Kjo është shëndruar më shumë një konkurrencë midis vendeve, për imazhin e tyre”, tha ai.
“Është pak çështje politike, sepse ne, si shkencëtarë të shëndetit publik, nuk kemi kujdes nëse një vend duket më mirë ose më keq se vendet e tjera. Ne thjesht duam sa më shumë të dhëna dhe sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ai.
Ekzistojnë vende, statistikat e të cilave janë përtej të pakuptueshmës. Deri më sot, Turkmenistani nuk ka raportuar fare raste me koronavirusin e ri, pavarësisht se është i rrethuar nga vendet që kanë raportuar raste.
Vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë është përballur me kritika të ashpra nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe nga qeveritë e tjera.
Pjesa më e madhe e kritikave është fokusuar në bashkëveprimet e organizatës me Kinën, ku sëmundja fillimisht u shfaq në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, dhe në perceptimin se ajo ka siguruar mbulesë politike për qeveritë autoritare.
Përfaqësuesit e OBSH-së në vende të ndryshme, gjithashtu janë përballur me kritika. Për shembull, në Taxhikistan, autoritetet këmbëngulën që nuk kishte raste me koronavirus për javë të tëra, dhe një pozicion i tillë gjeti miratimin e përfaqësuesit të OBSH-së atje. Presidenti i këtij vendi refuzoiudhëzimet nga ekspertët ndërkombëtarë për të vendosur kufizime të distancës fizike ose masa të tjera që synojnë të kufizojnë përhapjen e sëmundjes.
Megjithatë, më 30 prill, autoritetet e këtij vendi njoftuan për rastet e para me koronavirus.
Që nga 19 maji, u konfirmuan rreth 2,000 raste të infektuarve dhe 41 vdekje.
James Aldworth, një zëdhënës në selinë e OBSH-së në Gjenevë, i tha Radios Evropa e Lirë se ndryshimi i të dhënave nga një vend në tjetrin shpjegohet pjesërisht nga ndryshimet në metodat e raportimit dhe strategjitë e testimit.
“Prandaj nuk është e pazakontë të shohësh që të dhënat ndryshojnë nga një zonë në tjetrën pasi konteksti lokal luan një rol në përhapjen dhe shkallën e infeksionit të sëmundjes”, tha ai në një përgjigje me shkrim.
“Shumë vende në fakt po përpiqen llogarisin vdekjet që po ndodhin për shkak të COVID-19”, tha ai.
Aldworth nuk u përgjigj në pyetjet nëse OBSH-janë disa raste ka siguruar mbulesë politike për qeveritë autoritare të cilat janë shqetësuar për mbulimin negativ nga ana e mediave lidhur me koronavirusin.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje