Shqipëria
Si po investohen paratë e pista në Shqipëri?
Ndërtimi është sektori kryesor ku po investohen paratë e pista të grupeve kriminale në Shqipëri.
Deklarata është bërë për dokumentarin Unpublished në Euronews Albania, nga drejtori i krimit ekonomik në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi.
Industria e ndërtimit është fusha që kanë zgjedhur grupet kriminale në Shqipëri për të pastruar paratë e veprimtarive të jashtëligjshme.
Përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë pohojnë për “Unpublished” se vendi ynë paraqet rrezik të shtuar sa i takon pastrimit të parave. Shqipëria klasifikohet në listën gri për pastrimin e parave.
Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, nga viti 2013 deri në vitin 2020 janë sekuestruar rreth 320 milionë euro fitime nga veprimtaritë e paligjshme.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit