Autotech
Si po e ndryshon jetën dhe bizneset tona Inteligjenca Artificiale
Sistemi arsimor në shkolla, kolegjet duhet të përgatitet më mirë për një botë ku inteligjenca robotike dhe artificiale do të jetë njëra nga fushat më të përhapura, përndryshe kjo dukuri mund të përfundojë duke lënë shumë njerëz prapa
Zhvillimet teknologjike janë duke ndryshuaë botën dhe mënyrën se si ne punojmë. Automjetet vetëlëvizëse, printerët 3D dhe inteligjenca artificiale po ofrojnë mundësi të reja biznesi, duke ngritur shqetësime se vendet e punës do të zëvendësohen me procese të automatizuara.
Nga njëra anë, kjo mund të ndihmojë në shërimin e kancerit dhe të mundësojë që robotët dhe jo njerëzit të luftojnë luftërat; nga ana tjetër, mjekët, avokatët dhe shumë profesione të tjera mund të jenë jashtë punës.
Ndikimet e teknologjive të automatizimit tashmë janë duke u ndjerë në të gjithë ekonomitë. Numri në nivel botëror i robotëve industrialë është duke u rritur gjithnjë e më shumë përgjatë viteve të fundit. Çmimet në rënie të robotëve, të cilët mund të funksionojnë gjatë gjithë ditës pa ndërprerje, i bëjnë ato të jenë konkurruese me punët e njeriut. Në sektorin e shërbimeve, algoritmet kompjuterike mund të kryejnë tregti të aksioneve shumë më shpejt se çdo njeri. Përderisa këto teknologji bëhen më të lira, më të afta dhe më të përhapura, çdo ditë e më shumë po gjejnë mundësi aplikimi në ekonomi.
Trendi i fundit drejt rritjes së automatizimit rrjedh pjesërisht nga Recesioni i Madh, i cili detyroi shumë biznese të veprojnë me më pak punëtorë. Pas rifillimit të rritjes, shumë biznese vazhduan automatizimin e operacioneve të tyre në vend të punësimit të punëtorëve shtesë. Kjo i bën jehonë një tendence midis kompanive të teknologjisë që marrin vlerësime masive me relativisht pak punëtorë. Për shembull, në 2014 Google u vlerësua në 370 miliardë dollarë me vetëm 55,000 punonjës, 10% e fuqisë punëtore të AT & T në vitet 1960.
Statistikatë tregojnë se 47% e njerëzve të punësuar në SHBA janë në rrezik të zëvendësohen nga makinat dhe 35% e vendeve të punës në Britani të Madhe janë në rrezik nga automatizimit. Kurse sa i përket ekonomisë zvicerane, një studim i ri nga Deloitte paraqet bujqësinë dhe pylltarinë me një përqindje më të lartë të të punësuarve (76%), kurse administrata publike, shërbimet shëndetësore dhe sociale (17%) dhe sektorët e informimit dhe komunikimit (19% )
Këtu janë disa fakte që tregojnë se Inteligjenca Artificiale do të ndryshojë jetën tonë çdo ditë:
- Teknologjia Cyborg
Ne jemi thjesht njerëz që kemi trupin dhe mendjen tonë. Por sipas studiuesve të kësaj fushe në të ardhmen, ne do të jemi në gjendje të shtojmë inteligjencë në vete nëpërmjet kompjuterëve dhe të përmirësojmë shumë nga aftësitë tona natyrore. Inteligjenca Artificiale do të jetë e dobishëme për njerëzit me gjymtyrë të këputuara, pasi që truri do të jetë në gjendje të komunikojë me një gjymtyrë robotike për t’i dhënë pacientit më shumë kontroll. Kjo lloj teknologjie cyborg do të reduktonte ndjeshëm kufizimet që të gjymtuarit kanë në jetën e përditshme.
- AI si shoku më i mirë
Tani, mendoni për dikë si A-500 për të qenë shoku ynë më i mirë i cili do të fliste disa monologë të ftohtë si “HASTA LA VISTA, Baby”. Duke menduar për këtë, një kompani japoneze ka zhvilluar një robot që mund të lexojë dhe kuptojë emocionet njerëzore si dhe të reagojë ndaj njeriut. Pra, duke lexuar këtë dhe të mësuarit, robot po përpiqet t’i mbajë miqtë e tij të lumtur duke folur, ndarë dhe mësuar emocione njerëzore.
- Automjetet vetëlëvizëse:
Aktualisht ne kemi automjete të drejtuara nga shoferi. Por mendoni për një automjet vetëlëvizës. Duke përdorur automjetet AI do të lidhen me njëri-tjetrin, si dhe do te ketë mundësi të lidhet në mënyrë automatike me harta, GPS dhe pikat e sinjalit.
Për shkak të këtij faktori, nuk do të ketë ngarje të nxituar që bëhet nga njerëzit duke zvogëluar rastet aksidentale. Gjithashtu automjetet do të vetëdijesohen nga kjo dhe do të ndalen automatikisht kur sinjali është afër. Gjithashtu, transporti publik do të ndikohet në masë të madhe pasi që ne do të kemi transport automjetesh të automatizuara, transporte trenash etj.
- Marrja e vendeve të rrezikshme
Robotët tashmë po kryejnë punë të rrezikshme si bërja e bombës, ndihma mjekësore gjatë luftës, mbledhja e inteligjencës, mbijetesa, pastrimi industrial, deponia radioaktive dhe shumë më tepër. Por në të ardhmen e afërt, mund të kemi disa miq robotikë të cilët do të bëjnë disa nga punët më të rrezikshme për ne.
Pra, edhe pse nuk e dime saktë të ardhmen, është mjaft e qartë se bashkëveprimi me AI së shpejti do të bëhet një aktivitet i përditshëm, prandaj metodat aktuale se si shkollohen fëmijët tanë, qoftë në Kosovë, në Zvicër etj, nuk mund të jenë më të përshtatshme për një botë ku teknologjia po ndryshon me një ritëm shumë të shpejtë. Prandaj, sistemi arsimor në shkolla, kolegjet duhet të përgatitet më mirë për një botë ku inteligjenca robotike dhe artificiale do të jetë njëra nga fushat më të përhapura, përndryshe kjo dukuri mund të përfundojë duke lënë shumë njerëz prapa.
- Autori është Bachelor i Matematikës dhe Shkencave Kompjuterike, Prishtinë, Magjistër i të Dhënave Intelegjente në Londër, punon si inxhinier në fushën e të dhënave inteligjente dhe analitike në Zürich në një kompani zvicerane me renome botërore.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra