Kosova
Si po e lidh kompania Kosbit, botën me Kosovën?
Në industrinë e teknologjisë informative duhet të jesh unik që fillimisht të mbijetosh e më pas edhe të kesh sukses. Dhe qysh prej themelimit ishte e qartë se Kosbit nuk do të jetë vetëm edhe një tjetër kompani në këtë fushë...
Katër vite mund të duken kohë e shkurtë që një kompani të krijojë reputacion dhe të bëhet pjesë e një tregu serioz e me një konkurrencë të ashpër, por kompania Kosbit ja ka dalë. Kompania kosovare tashmë ka rreshtuar emrin e saj si një partnere e besueshme e gjigantëve si AT&T, Cisco, IBM, Microsoft e shumë të tjerë.
Por si ndodhi që kaq shpejt, Kosbit të futet në mes 100 kompanive më të mira për outsource në fushën e teknologjisë informative, e madje edhe të vlerësohet me çmime ndërkombëtare?
Në industrinë e teknologjisë informative duhet të jesh unik që fillimisht të mbijetosh e më pas edhe të kesh sukses. Dhe qysh prej themelimit ishte e qartë se Kosbit nuk do të jetë vetëm edhe një tjetër kompani në këtë fushë.
Lider në ofrimin e zgjidhjeve globale për IT
Një ekip ekspertësh të edukuar në top universitete dhe me përvojë në kompani lidere britanike e amerikane, u bënë bashkë për të sfiduar rritjen në vazhdimësi të kërkesës për oursourcing për menaxhimin e shërbimeve globale të IT-së. Nën konceptin Mendo Globalisht, Vepro Lokalisht, Kosbit u fut në tregun global me fokus në tregjet e telekomit, që kërkojnë angazhim të madh, shërbime të kualitetit të lartë nga një fuqi punëtore profesioniste dhe e trajnuar mirë.
Pavarësisht partneritetit me emra të mëdhenj të industrisë, Kosbit ka ruajtur qasjen e saj ndaj klientëve, qofshin ato biznese të vogla apo të mesme, duke i bërë partnerë në rrugëtimin drejt suksesit. Kosbit tanimë është lider në ofrimin e zgjidhjeve globale për IT, outsourcing të shërbimeve të biznesit, dhe menaxhim të shërbimeve për ndërmarrje të vogla, të mesme dhe të mëdha që janë në Evropën Juglindore/Kosovë.
Kompani të listuara në “Fortune 100” kanë përfituar nga shërbimet e Kosbit-it në fusha si reduktimi i shpenzimeve në Teknologji Informative-Komunikuese, pastaj në lehtësimin e procesit të ofrimit të shërbimeve dhe krijimin e mundësive për rritje të bizneseve duke ofruar zgjidhje me kosto efektive. Përveç kësaj, Kosbit është i vetmi Shitës Global i aprovuar i shërbimeve të kompanisë amerikane AT&T në rajonin e Evropës Juglindore. Kualiteti i lartë i shërbimeve i kombinuar me koston e levërdishme, ka bërë që Kosbit, të performojë dukshëm më mirë se shitësit e tjerë në AT&T, për të marrë kështu vlerësime jashtëzakonisht pozitive.
Mosha mesatare, 26 vjeçare
Motori prapa këtij suksesi është stafi i kompanisë. Me një mesatare prej vetëm 26 vjeç, ekipi ka shkathtësi, kualifikim dhe përvojë në fusha të ndryshme të Teknologjisë Informative dhe shumica e tyre zotërojnë dy e më shumë gjuhë. Në tregun e punës në Kosovë, është krijuar fuqi punëtore e mirëpërgatitur dhe lehtë e arritshme në fushën e IT, çka krijon një avantazh të dukshëm për projekte më të mëdha. Kjo e ka bërë të mundur që Kosbit, lirshëm të konkurrojë me kompani në rang global. Pavarësisht se ballafaqohet me një konkurrencë të ashpër, Kosbit, duke u përqendruar në kualitet të shërbimeve, ka arritur shpejt të kapë rrugën e suksesit.
Fatmirësisht, synimi i realizuar i kompanisë që klientëve t`u ofrojë zgjidhje të kualitetit të lartë brenda një kohe të shkurtë, nuk ka kaluar pa u vërejtur në arenën ndërkombëtare dhe ka sjellë rezultate e veta. Në vitin 2018, Kosbit mori vlerësime ndërkombëtare të rëndësishme. Fillimisht, IAOP – (International Association of Outsourcing Professionals), ka emërtuar kompaninë Kosbit si “World’s Best Outsourcing Provider 2018”, për përkushtimin për cilësi dhe përmirësim të vazhdueshëm.
E vetmja kompani nga rajoni, e listuar në 2018 Global Outsourcing Top 100 Provider
Gjithashtu, për çmimet NTA – National Technology Awards, kompania Kosbit u bë pjesë e listës të ngushtë për Kompaninë e Vitit 2018 në Outsource. Po këtë vit, Kosbit, u bë e vetmja kompani nga rajoni, e listuar në 2018 Global Outsourcing Top 100 Provider.
Gradualisht, përderisa Kosova falë kompanive si Kosbit po futet në hartën botërore të Teknologjisë së Informacionit, edhe industria që hovshëm po zhvillohet dekadave të fundit po pëson ndryshime. Deri vonë shërbimet outsource të IT kanë qenë një treg i dominuar nga kompanitë nga India, por trendi po ndryshon dhe Kosbit me kompani të tjera janë në hap për të përfituar nga mundësia.
10 Arsye pse duhet të zgjidhni Kosovën për Outsource
- Lokacioni strategjik (dy orë, kudo në Evropë)
- Zona Kohore (CET)
- Legjislacion të përafërt me BE-në
- Qasje në tregun e BE-së
- Fuqi punëtore të kualifikuar
- Numër në rritje i të diplomuarve në ICT
- Afinitet kulturor
- Çmime të atraktive
- Staf shumëgjuhësh
- Strategji kombëtare për ICT
E-Diaspora
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga HAK (Automobil Klub Kroat) rreth 20:00, situata në...
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?