Lifestyle

Nuk e përballon ndarjen me Dua Lipën

Ditë më parë u raportua se këngëtarja e famshme, Dua Lipa, i ka dhënë fund lidhjes me Isaac Carew.
Duket se ndarjen e ka përjetuar rëndë modelisti i famshëm.
Carew ka postuar një fotografi në Instagram, i shtrirë në një spitali, transmeton albinfo.ch.
Dua Lipa u bashkua me Isaac në vitin 2013 dhe qëndruan së bashku për 3 vjet e gjysmë, deri në fillim të vitit 2017.
Por këngëtarja u rikthye sërish me 33-vjeçarin në janar të vitit 2018, pas ndarjes nga këngëtari Paul Klein.
“Dua dhe Isaac janë munduar shumë për të gjetur kohën për të qëndruar pranë njëri-tjetrit, pasi u kthyen së bashku. Por Lipa po nxjerr muzikë të re dhe gjërat për të dy janë bërë të vështira. Ishte një vendim i vështirë, por ata nuk arritën t’i bënin gjërat të funksiononin”, ka thënë një burim për The Sun.