Feja
Si ndodhi radikalizimi i dy të rinjve shqiptarë të Winterthurit?
Intervistë me Valentina Smajlin, nënkryetare e Forumit për Islam Përparimtar në Zvicër
Rasti i zhdukjes së dy të miturve shqiptarë nga Winterthuri dhe i dyshimit se ata mund t`u jenë bashkuar terroristëve të IS-it në Siri ka shqetësuar këto ditë shqiptarët e këtushëm dhe gjithë opinionin zviceran.
Lidhur me këtë rast, në një intervistë për albinfo.ch ka folur Valentina Smajli, nënkryetare e Forumit për Islam Përparimtar ne Zvicër. 31-vjeçarja është sekretare sindikale në Zvicrën Qendrore. Zvicerania me rrënjë shqiptare-myslimane nga Kosova thotë se xhamitë në Zvicër duhet të distancohen më qartë nga ideologjitë radikale islamike.
„Nuk është e dobishme në këtë fazë të flitet për një xhami të caktuar dhe të dyshohet kolektivisht për të gjitha xhamitë në Zvicër“, tha Smajli.
Albinfo.ch: Dy fëmijë të një familjeje kosovare me banim në Zvicër dyshohet të jenë nisur për t’iu bashkangjitur “Shtetit Islamik” (IS). Si e keni pritur këtë lajm?
Valentina Smajli: Është e frikshme të dëgjosh lajme të tillë nga Zvicra. Ajo që është për t’u befasuar është fakti se tashmë publikisht kanë folur edhe prindërit e fëmijëve. Deri tani në Forumin për një Islam Progresiv (FFI), jemi konfrontuar me pyetje që na arrijnë nga mësuesit apo punëdhënësit, qe kanë të bëjnë me radikalizmin e të rinjve.
Albinfo.ch: Mediet zvicerane njoftojnë se fëmijët kanë ndjekur mësim fetar në një xhami në regjionin e Cyrihut. A është e mundur që aty të ketë ndodhur radikalizimi i tyre?
Valentina Smajli: Radikalizimi mund të ndodhë kudo. Në mesin e të rinjve, kjo ndodh më së shumti në mediet sociale. Për xhamitë dhe udhëheqësit e tyre është e nevojshme që ata në të ardhmen të distancohen qartë nga ideologjitë radikale për të mbrojtur anëtarët e tyre.
Albinfo.ch: Megjithatë, xhamia në fjalë është tashmë e njohur për opinionin e këtushëm?
Valentina Smajli: Së pari duhet të sqarohet se me cilën xhami kishin lidhje familja ose të afërmit e tyre. Pas kësaj duhet të kontrollohen nga afër këto institucione dhe udhëheqësit e tyre. Nuk është e dobishme në këtë fazë të flitet për një xhami të caktuar dhe të dyshohet kolektivisht për të gjitha xhamitë në Zvicër. Megjithatë xhamitë dhe në veçanti imamët janë përgjegjës për atë çfarë programi ofrohet në xhami, dhe për të gjithë ata që hyjnë e dalin nga këto objekte fetare. Anëtarët, gjegjësisht besimtarët myslimanë që frekuentojnë xhaminë duhet të jenë të regjistruar në mënyrë strikte. Nëse ndodh radikalizimi i tyre, udhëheqësit duhet të intervenojnë dhe të raportojnë rastet e tilla te instancat e caktuara të shtetit. Është gjithashtu e rëndësishme që xhamitë në mënyrë të qartë të distancohen nga ngjarja e fundit.
Albinfo.ch: Radikalizimi ishte i dukshëm dhe duket të ketë ardhur shpejtë nga ndryshim radikal i vajzës. Ajo papritmas kishte vendosur të bartte mbulesë.
Valentina Smajli: Të rinjtë myslimanë nuk po e identifikojnë veten më shumë për nga etnia por gjithnjë e më shumë për nga feja. Tërhiqen në vete nga shokët tjerë të klasës duke u identifikuar nga dukja me rroba. Procesi i radikalizimit është bërë zakonisht ngadalë. Prindërit gjithashtu kanë në shumicën e rasteve efekt të vogël te fëmijët e tyre.
Albinfo.ch: Cilat janë këshillat tuaja për prindërit e shqetësuar? Ka mendime se një pjesë të fajit e bartë familja e cila nuk i kishte në kontroll fëmijët e saj 15 dhe 16 vjeçar?
Valentina Smajli: Duhet të bisedohet me të rinjtë duke iu ofruar atyre ndihmë profesionale dhe për të raportuar rastet e tilla te autoritetet shtetërore kompetente. Kush nuk i paraqet rastet e tilla të radikalizmit islamik duhet të jetë bashkëfajtor.
Albinfo.ch: A mund të thuhet se në radikalizmin fetar të të rinjve ka luajtur rol edhe Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës (IZRS)?
Valentina Smajli: Në IZRS është interesante se fjalën e kanë kryesisht zviceranët e konvertuar në islam. Emigrantët e rinj janë manipuluar dhe radikalizuar nga ana e tyre, kështu që ata distancohen nga shoqëria, origjina e tyre nuk ka më rëndësi, duke u fshehur në vende ekstremiste. Këtu, makineria e manipulimit është në funksion të plotë. Kështu botëkuptimi i këtyre të rinjve është reduktuar në ideologjinë e tyre. Mungesa e ndjenjës për reflektim pengon integrimin e Islamit në botën perëndimore. Rinia këtu është në shënjestër të vahabistëve. Kjo krijon një rreth vicioz: të rinjtë në dritën e botëkuptimit të tyre nuk kanë vend në shoqëri. Por në vend se të integrohen, ata i kthejnë edhe më shumë për në IZRS, këta burra me mjekra të pazakonta dhe gra që qëndrojnë prapa “grilave të burgut” të burkave (mbulesave) të tyre. Kjo krijon shoqëri paralele. Kjo nuk është dhe nuk do te jetë në interesin tonë.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë