Kuriozitete
Si ndodhi martesa më e shkurtë në historinë e “Hollywood”-it
“Shumë të dehur për të kuptuar se çfarë po bënim”. Ky është shpjegimi i Nicolas Cage, që ka kërkuar anulimin e dasmës me artisten e “make up”-it, Erika Koike, pas vetëm katër ditësh jete bashkëshortore.
Çifti, pas më pak se një viti në lidhje u martua më 23 mars në Las Vegas, në nxitim! E pas kërkesës për anulim, kjo rezulton të jetë martesa më e shkurtër në historinë e “Hollywood”-it.
Në dokumentet gjyqësore të depozituara, aktori pretendon se ai dhe Erika Koike ishin të dehur dhe si pasojë nuk mund të kuptonin veprimet e tyre.
Revista “The Blast” shkruan se, avokatët e Cage kanë deklaruar se, para se të merrnin licencën për martesë dhe të merrnin pjesë në ceremoni, Cage dhe Koike kanë pirë deri në intoksikim. Si rezultat, kur Koike i propozoi Cage të martoheshin, ai reagoi menjëherë, por pa pasur aftësinë të kuptojë plotësisht pasojat e veprimeve të tij, transmeton “TCH”.
Tashmë që i ka dalë pija, Cage duhet ta zgjidhë çështjen sa më shpejt, e në rast se nuk do të arrijë të sigurojë anulimin, atëherë i ka gati letrat për divorc, përcjell albinfo.ch.
“Po”-ja e katërt e Cage ka rezultuar më e shkurtra në histori, duke lënë pas edhe atë prej më pak se një muaji me kantautoren, Lisa Marie Presley, me të cilën u martua në vitin 2002. Aktori ka pas shpine edhe një martesë me Patricia Arquette, në vitin 1995, që zgjati më pak se një vit, ndërsa martesa më e gjatë është ajo me Alice Kim, nga viti 2004 deri në 2016-n.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













