Lajme
Si ndodhën infektimet me koronavirus në Vushtrri
Mbrëmjen e së martës u konfirmuan tetë raste me virusin COVID-19 në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë. Shtatë nga këta persona janë infektuar nga dy familjarë, të cilët ishin prekur më herët, ndërsa një tjetër kishte pasur kontakt me po të njëjtën familje.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka thënë për Express se 7 nga rastet që u konfirmuan të martën mbrëma janë familjarë të dy të prekurve të mëparshëm në fshatin Smrekovicë.
“Mbrëmë u konfirmuan edhe tetë raste në fshatin Smrekonicë. Shtatë prej tyre janë familjarë të dy personave që janë konfirmuar më herët, ndërsa personi i tetë është nga po i njëjti fshat, por që ka pasur kontakte me familjen në fjalë.
Meholli ka treguar se janë në fazën e hulumtimit të kontakteve që personat e prekur me koronavirus mund të kenë pasur me familjarë apo banorë tjerë të fshatit.
“Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës është duke i gjurmuar personat që kanë mundur të kenë pasur kontakte me të prekurit. Momentalisht nuk kemi ndonjë shifër, sepse jemi në hulumtim e sipër pasi rastet u konfirmuan mbrëmë vonë”, ka thënë Meholli.
Ndërkohë, Sylejmani ka theksuar se të martën Ministria e Shëndetësisë i ka furnizuar me materiale shpenzuese Qendrat e Mjekësisë Familjare në Vushtrri.
“Dje kemi marrë furnizime nga Ministria e Shëndetësisë, por edhe me mjete vetjake jemi furnizuar. Po presim që të furnizohemi edhe gjatë ditëve në vijim me materiale shpenzuese për QKMF-të e Vushtrrisë”, ka theksuar Mehollu.
Ndërkohë, deri më tani në Kosovë numri i personave të prekur me COVID-19 ka shkuar në 184, derisa janë shëruar 30 dhe të vdekur 5 persona, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit