Lajme
Si ndikon të nxehtit te njerëzit dhe kush është më i rrezikuar?
Temperaturat e larta kanë përfshirë pjesën më të madhe të globit.
Moti i nxehtë në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi konsiderohet i nxehtë si asnjë herë më parë, ku në javën e parë të korrikut u regjistruan rekorde të reja të temperaturave.
I nxehti mund të ndikojë te secili, mirëpo disa grupe janë më të cenueshme, sikurse të moshuarit dhe foshnjat, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Çfarë i bën i nxehti ekstrem trupit tonë?
Teksa trupi bëhet më i nxehtë, nisin të hapen enët e gjakut që rezulton me tension më të ulët të gjakut dhe e bën punën e zemrës më të vështirë.
Kjo shkakton simptoma të lehta si kruarjet apo këmbët e ënjtura.
Po ashtu edhe djersitja ndikon në humbjen e lëngjeve, duke ndryshuar edhe balancën e trupit.
E këto simptoma janë:
marramendje
të përziera
të fikët
ngërçe të muskujve
dhimbje koke
djersitje e madhe
lodhje
lëkurë e zbehtë
Nëse tensioni i gjakut bie shumë shpejt, rritet rreziku për sulm zemre.
Si të mbroheni?
Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në mbarë botën rekomandojnë:
Vishni rroba të përshtatshme që janë të lehta dhe të gjera.
Qëndroni në vende me kondicionerë, sa të keni mundësi. Nëse shtëpia juaj nuk ka kondicionerë, shkoni në qendër tregtare apo në biblioteka publike.
Mund ta telefononi edhe departamentin lokal shëndetësor për të parë nëse kanë vende të lira për t’i ikur vapës.
Kufizojeni aktivitetin në ambiente të jashtme apo ndërrojeni orarin kur është më freskët.
Pini shumë lëngje dhe mos pini shumë alkool.
Qëndroni në hije, përdorni krem kundër diellit me mbrojtës të lartë dhe vendosni kapele me mbulim të gjerë.
Keni kujdes që t’iu ndihmoni atyre që kanë nevojë, personave të moshuar, atyre që kanë ndonjë sëmundje, apo atyre që jetojnë vetëm, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Një studim tregon se i nxehti vrau mbi 61.000 persona në Evropë vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?