Lajme

Si mund të udhëtoni nga Zvicra në Kosovë

Të dhënat do të përditësohen në vazhdimësi dhe qytetarët tanë do të njoftohen me kohë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka treguar se si qytetarët nga diaspora mund të vijnë në Kosovë përmes rrugëve tokësore dhe ajrore, shkruan albinfo.ch.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, tashmë ka publikuar udhëzimet orientuese për personat që do të udhëtojnë transit drejtë Kosovës.

Para nisjes është e obliguar që të kontaktohen ambasadat/konsullatat më të afërta në vendin që jetoni, për t’i konfirmuar udhëzimet e publikuara.

Të dhënat do të përditësohen në vazhdimësi dhe qytetarët tanë do të njoftohen me kohë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Zvicra

Dokumentacioni: Pasaporta, viza Shengen, Patentë shoferi

Informata shtesë: Kërkohet njoftimi paraprak për rrugë tokësorë, ndërsa transiti përmes rrugës ajrore nuk kërkohet njoftimi paraprak i autoriteteve zvicerane, përderisa kanë të konfirmuar fluturimin brenda dhe jashtë Zvicrës dhe posedojnë dokumentet e vlfeshme të udhëtimit.

Nëse nuk posedoni vizë valide të zonës Shengen, para se të niseni paraqituni tek Ambasada ose Konsullata e RKS për tu informuar rreth procedurave që duhet ndjekur.

Nisa pa vizë valide mund të pengojë kalimin transit në shumë shtete të Evropës, thuhet në njoftim, përcjell tutje albinfo.ch.