Opinione
Si mund të tërhiqet ndalesa apo pezullimi për hyrje në territorin zviceran?

Ndalesa e hyrjes në territorin zviceran, pa marrë parasysh kohëzgjatjen e saj, nëse plotësohen disa kushte, mund të tërhiqet definitivisht ose të pezullohet përkohësisht.
Rikujtojmë se sipas rregullave të Shengenit, ndalesat e tilla vlejnë edhe në shtetet me të cilat Zvicra ka lidhur marrëveshje, ku përfshihen pra shtetet evropiane. Ndryshe me thënë, një ndalesë e shqiptuar në Zvicër e ka kuptimin se ajo aplikohet edhe në zonën Shengen.
Arsyet kryesore që mund të përdoren për tërheqjen e ndalesës varen nga rasti në rast. Varet edhe nga kohëzgjatja e ndalesës, por edhe nga natyra e veprës së ndaluar që ka shpie deri në shqiptimin e ndalesës.
Kjo nënkupton se ndryshe do të trajtohet një kërkesë nëse ndalesa është shqiptuar për arsye të ushtrimit të një pune pa qenë bartës i një autorizimi (punë “në të zezë”), kurse ndryshe kërkesa nëse është fjala për vepra të rënda penale.
Ndalesa mundet pra të pezullohet përkohësisht. Kjo nënkupton se mund të akordohet e drejta brenda një afati të caktuar me hy dhe me qëndruar në Zvicër, por pastaj, që nga momenti i largimit, ndalesa do të vazhdoj të vlej edhe më tutje, apo deri në datën e parashikuar me vendimin mbi ndalesën.
Arsyet kryesore që merren më tepër parasysh janë ato humanitare apo ato të mbështetura në arsye të tjera madhore. Mund të jenë për shembull arsye shëndetësore, apo që lidhen me nevojën e domosdoshme të vizitës së një të afërmi të familjes.
Praktikat profesionale dëshmojnë se kërkesat më të shpeshta që bëhen janë megjithatë ato që kanë të bëjnë me tërheqjen e ndalesës në kuadër të procedurave të bashkimit familjar. Apo ndryshe me thënë në rastin të procedurës martesore me një person që ka status të rregulluar të qëndrimit në Zvicër.
Edhe për këto raste janë të shumta kushtet që kërkohen për me shpresuar tërheqjen e ndalesës, të cilat varen posaçërisht nga kohëzgjatja e ndalesës, natyra e veprës që ka çuar deri te shqiptimi i ndalesës, perspektivat për me u integruar në punë dhe në shoqëri, gjendja financiare dhe profesionale e personit (bashkëshortit të ardhshëm) që ka status të rregulluar në Zvicër, etj.
E-Diaspora
-
Nga Shkupi në Holandë: Suksesi i Vigjilenca Abazit në Drejtësinë Evropiane Vigjilenca Abazi është Asistente Profesore e së Drejtës Evropiane në Universitetin e Maastrichtit në Holandë. Si...
-
Kori “Siparantum” do të ngjitet në skenën e institucionit prestigjioz të Filarmonisë së Berlinit
-
Bardhyl Coli emërohet drejtor i ri i hotelit prestigjioz në Zvicër
-
Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan
-
Vota e Diasporës: Një çelës për të ardhmen demokratike të Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Firmat zvicerane kanë 25% gra në bordet drejtuese Gratë vazhdojnë të jenë më të pakta në bordet drejtuese të 30 kompanive më të mëdha...
-
SHBA i detyrohet Zvicrës 300 miliardë dollarë
-
Ushtria zvicerane ka mungesë të këtij produkti thelbësor
-
Zvicër: Skuteri po ecte me shpejtësi mbi 125 km/orë, arrestohet shoferi
-
Detajet e traktateve të reja të Zvicrës me BE-në mbahen sekret