Futboll
Si mund të kualifikohet Zvicra në Evropian
Zvicra sonte nga ora 20:45 do të përballet me Irlandën, por nëse nuk kalon në kualifikime, atëherë, do të mundohet përmes Ligës së Kombeve
Zvicra rrezikon kualifikimin në Evropian, megjithatë Nati ka edhe një rast tjetër, siç është Liga e Kombeve, shkruan albinfo.ch.
Në Ligën e Kombeve kualifikohen 4 Kombëtare, nga Ligat A, B, C, D. Zvicra ishte e para në grupin e saj dhe fituese nga grupet e Ligës A ishin edhe Hollanda, Portugalia dhe Anglia. Këto tre skuadra kombëtare janë goxha të mira, ndryshe nga Nati në kualifikime. Për shkak të situatës aktuale, mund të supozohet se Portugalia, si dhe Anglia dhe Holanda mund të kualifikohen drejtpërdrejt në Kampionatin Evropian. Dhe kështu duhet të lëvizin pastaj në tri ekipe të tjera.
Për shkak se Zvicra do të renditej më së miri në renditjen e Kombeve, ajo do të gëzonte një avantazh në shtëpi në gjysmëfinale. Ndërkohë, sonte Zvicra ballafaqohet me Irlandën, me shpresë për fitore dhe shpresë se do të arrijë Evropianin përmes kualifikimeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024” Nata e tretë ishte radha e SHKA “Dardania”, edhe atë e fundit...
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Azilkërkuesit e mitur sulmojnë njëri-tjetrin me thika Ka pasur një përleshje mes disa azilkërkuesve të mitur në stacionin e trenit Richterswil të enjten...
-
Gjeneva do të votojë për ndalimin e simboleve të urrejtjes
-
Edhe 56-vjeçarët duan t’i bashkohen policisë së qytetit të Cyrihut
-
Pensioni i 13-të i AHV mund të paguhet përnjëherë në fund të vitit
-
Në Ticino, do votohet për rregullimin e ligjit tatimor