Lajme
Si ka ndikuar rritja e çmimeve në Evropë?
Çmimet e naftës, gazit dhe ushqimeve janë rritur në nivele rekord në shumë shtete evropiane.
Kjo situatë nisi pak ditë pas luftës në Ukrainë dhe sanksioneve që Perëndimi ka ndërmarrë ndaj Moskës.
Sipas gazetës britanike Daily Mail, mbështetja te gruri i importuar nga Rusia dhe Ukraina ka shënuar rritje të kostos së shitjes me shumicë me gati 50 për qind gjatë dy javëve të fundit.
Në Greqi, norma vjetore e inflacionit u rrit në 7.2 për qind në shkurt dhe arriti në nivelin më të lartë të 26 vjetëve.
Sipas ELSTAT, kjo është shkaktuar kryesisht nga një rritje prej 78,5 për qind e gazit natyror, 71,4 për qind e energjisë elektrike, 41,5 për qind e naftës për ngrohje dhe 23,2 për qind e çmimeve të karburanteve dhe lubrifikantëve.
Qeveria greke këtë javë bën me dije paketën për të ndihmuar familjet dhe bizneset që janë në vështirësi.
Për shkak të faturave të larta, firma italiane e kartonit dhe letrës Pro-Gest vendosi të pezullojë prodhimin dhe të mbyllë gjashtë fabrika, duke lënë 400 punonjës pezull në shtëpi. Edhe në Itali çmimet kanë arritur nivele rekord.
Indeksi kombëtar i çmimeve të konsumit (CPI) në Gjermani në shkurt u rrit me 5.1 për qind në bazë vjetore. Çmimet e produkteve energjetike u rritën me 22.5 për qind, dhe çmimet e ushqimeve u rritën me 5.3 për qind./Euronews
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona Anëtarët e Forcave të Armatosura të Zvicrës do të marrin vetëm një uniformë të veçantë fustani...
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve