Zhvillim
Si jetojnë të kthyerit nga Gjermania
40 vjeçari X. nga Kosova në verën e vitit 2013 kishte shkuar në Gjermani, gjegjësisht në Munih për të kërkuar azil. Një vit më vonë familjes i refuzohet qëndrimi. E në dimrin pasues ata detyrohen të kthehen nga kanë ardhur, në Kosovë
Numri më i madh i azilkërkuesve të cilët qyteti i Munihut (Landi i Bavarisë) i ka kthyer gjatë vitit të kaluar, janë nga shtetet e Evropës Juglindore, gjegjësisht 584 veta, shkruan Süddeutsche Zeitung.
Nga Azia kanë qenë 65, ndërsa nga Afrika 15 dhe vetëm një nga Amerika Latine.
Gazeta ka ndjekur katër raste të ndryshme të të kthyerve, duke përshkruar gjendjen me të cilën ata janë përballur në vendet e prejardhjes, transmeton albinfo.ch. Njëri prej tyre është rasti i kosovarit që nuk ka dashur t`i përmendet emri, dhe të cilin gazeta e identifikon si “X.”.
40 vjeçari X. nga Kosova së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët (shtatë dhe 14 vjeç) në verën e vitit 2013 kishte vendosur të shkonte në Gjermani, gjegjësisht në Munih për të kërkuar azil. Një vit më vonë familjes i vjen vendimi negativ, gjegjësisht i refuzohet qëndrimi. E në dimrin pasues ata detyrohen të kthehen nga kanë ardhur, në Kosovë.
Fillimi i ri në vendin e vjetër ishte mjaft i vështirë: para se të shkonte në Gjermani, X. kishte punuar në një autolarje. Por pas kthimit, atij i është dashur të kërkojë sërish punë, përcjell albinfo.ch. Një ndihmesë financiare që i ishte dhënë për fillim nga IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracion) nëpërmjet këshillimores së Munihut për kthim të refugjatëve, ishte shpenzuar shpejt.
Por organizata “Coming Home” nga Munihu i ka financuar familjes kosovare pajisjen me aparate shumë të nevojshme të amvisërisë.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?