Lajme
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, Ilirjan Celibashi, ka zbuluar se në ç’fazë janë përgatitjet dhe si do të duhet të votojnë emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në 11 maj.
Celibashi tha se procesi i përgatitjeve të votimit nga jashtë ka shkuar në përputhje me të gjitha detyrimet që kodi zgjedhor ka parashikuar, shkruan a2cnn përcjell albinfo.ch.
Ai tha gjithashtu se një ndër hapat që është realizuar, është miratimi i vendimit që ka të bëjë me dokumentet që do të duhet të ngarkohen në platformë, që votuesit nga jashtë gjatë procesit të regjistrimit dhe aplikimit, të mund të regjistrohen në listën e zgjedhësve.
“Detyra e parë e KQZ ka konsistuar në përgatitjen e akteve nënligjore, që do i hapin rrugë dhe i kanë hapur rrugë procesit të përgatitjeve të votimit nga jashtë. Deri në momentin që ne flasim, Komisioni Rregullator ka miratuar aktet nënligjore në kompetencë të tij, po kështu edhe në cilësinë si komisioner shtetëror, kam miratuar edhe unë disa akte nënligjore. Ndër aktet kryesore që ja vlen të përmendim, është regjistrimi i votuesve nga jashtë, me procedurat e regjistrimit dhe përgatitjes së listave të zgjedhësve.
Është një akt që e miraton Komisioni Rregullator. Kemi miratuar vendimin që ka të bëjë po nga Komisioni Rregullator mbi procedurat e votimit, pra dërgimin e fletëve të votimit, dokumentacionin zgjedhor, kush e përgatit, kur dërgohet, si dërgohet, si kthehet mbrapsht në KQZ. Është miratuar vendimi që ka të bëjë me dokumentet që votuesit nga jashtë gjatë procesit të regjistrimit dhe aplikimit për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve, do të duhet të ngarkohen në platformë, dokumentacion që lidhet me adresën që votuesi ka deklaruar gjatë procesit të aplikimit.
Kemi miratuar vendimin për funksionalitetet dhe karakteristikat teknike të sistemit të regjistrimit, të platformës së regjistrimit të votuesve nga jashtë. Kemi përfunduar ndërtimin e kësaj platforme. Mendoj se procesi i përgatitjes së votimit nga jashtë, ka shkuar në përputhje me të gjitha parashikimet dhe detyrimet që kodi zgjedhor ka parashikuar”, tha Celibashi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor










