Koronavirusi: çast pas çasti
Si do të rimëkëmbet ekonomia gjermane
Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë botën, qeveritë evropiane kanë filluar të mendojnë se si të rihapin fabrikat, zyrat dhe shkollat, ndërsa minimizojnë mundësinë e shpërthimeve të mëtejshme
Austria ndërkohë deklaroi se do të fillojë gradualisht të rihapë dyqanet pas Pashkës, duke u bërë vendi i parë në Evropë që ndërmerr këtë hap, duke shtuar presionin ndaj qeverive të tjera për të bërë publike planet e tyre për kthimin në normalitet të vendit. Kjo dhe për shkak të frikës së krijuar për mungesën e furnizimeve ushqimore nëse kufizimet ekzistojnë ende dhe për një kohë të gjatë. Mirëpo, marrja e vendimeve të nxituara sa i përket përshpejtimit të lehtësimit të masave kufizuese, mund të çojë në një shpërthim më të madh të rasteve duke shënuar humbje edhe më të mëdha ekonomike.
Në Gjermani, ku mbi 100,000 njerëz kanë rezultuar pozitivisht për koronavirusin dhe afro 1.600 kanë vdekur, një grup ekonomistësh, avokatë dhe ekspertësh mjekësorë po rekomandojnë një rigjallërim gradual të ekonomisë më të madhe të Evropës, e cila do të lejonte që industri specifike të rifillojnë aktivitetet e tyre, ndërsa janë ndërmarrë hapat për të parandaluar një ringjallje të koronavirusit, transmeton Scan.
“Planifikimi për këtë tranzicion duhet të fillojë menjëherë në politikë, administratë, kompani dhe organizata të tjera”, shkruajnë ekspertët.
Gjermania ka urdhëruar mbylljen e shkollave, restoranteve, zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive minimalisht deri në 20 Prill, duke e shtyrë ekonominë në pragun e një recensioni të thellë, ndërsa ka publikuar një paketë financiare me vlerë deri në 750 miliardë euro, duke shënuar kështu paketën më të madhe financiare të vënë në dispozicion kudo, përcjell albinfo.ch.
Raporti i publikuar, sugjeron që vendi tani duhet të krijojë një grup pune kombëtar të ekspertëve dhe përfaqësuesve publik që do të bëjë rekomandime se si të lehtësojnë kufizimet në punë dhe jetën publike, si dhe përcaktimin e kohës së kur duhet të rifillojnë prodhimin industritë. Industri të tilla si telekomunikacioni dhe prodhimi i automjeteve që shtojnë më shumë vlera në ekonomi duhet të jenë me më shumë përparësi, thuhet në raport, ndërsa puna që mund të bëhet lehtësisht nga shtëpia duhet të vazhdojë të bëhet nga distanca. Sa i përket çerdheve dhe shkollave raporti sugjeron që të hapen relativisht shpejt, pasi qëndrimi i tyre mbyllur kufizon prindërit që të shkojnë në punë. Kompanitë që bëjnë produkte ose përbërës të kujdesit shëndetësor gjithashtu duhet të rihapen shpejt, ndërsa hoteleve dhe restoranteve do të lejohej ta bënin këtë në një “mënyrë shumë të kujdesshme dhe të kontrolluar” sepse është e vështirë për njerëzit që të mbajnë distancën e tyre në institucione të tilla.
Ekspertët thonë se është e mundur që standarde të ndryshme të mund të vendosen në rajone të ndryshme. Kufizimet mund të lehtësohen së pari në vendet me shkallë të ulët infeksioni ose rrezik të zvogëluar të transmetimit, siç janë komunitetet rurale. Me kalimin e kohës, rajone ku popullata ka ndërtuar një shkallë imuniteti rikthimi në normalitet mund të kryhet më lehtësisht. Kjo, natyrisht, kërkon testim të koordinuar dhe në shkallë të gjerë për koronavirusin. Një trajnim gjithëpërfshirës për higjenën e duhur dhe rregullat e reja që detyrojnë përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale do të jenë gjithashtu të nevojshme.
Ekspertët rekomandojnë gjithashtu që Gjermania të organizojë një rritje “masive” të prodhimit të veshjeve dhe maskave mbrojtëse, të forcojë kapacitetin e saj prodhues për barna dhe vaksina, dhe të krijojë një platformë të teknologjisë së informacionit që lejon planifikimin strategjik. Dhe ndërsa grupi i punës do të bënte rekomandime, politikanët dhe udhëheqësit e biznesit do të bënin thirrjen e fundit kur të hiqnin kufizimet.
“Përpjekja për të kontrolluar rifillimin e prodhimit nuk do të funksiononte në praktikë. Ndaj ky rifillim duhet të kontrollohet kryesisht nga institucionet dhe vetë kompanitë”, thuhet në raport.
Vendet që përpiqen të rindezin motorrët e ekonomive të tyre, por duke parandaluar njëkohësisht, një valë të dytë të rikthimit të koronavirusit mund të kërkojnë të dhëna në Kinë për të parë se cilat strategji funksionojnë dhe cilat jo. Kina ka filluar një plan agresiv për të shpëtuar ekonominë e saj, duke zbatuar politika dhe fushata që synojnë t’i shtyjnë njerëzit të kthehen në punë, të inkurajojnë besimin e biznesit dhe të mbrojnë sa më shumë kompani nga dështimi i mundshëm.
Dr Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive të Shteteve të Bashkuara, tha kohët e fundit se ndërsa shëndeti publik është përparësia e tij kryesore, mbajtja e shoqërisë dhe ekonomisë në mbyllje totale për një kohë të gjatë do të kishte pasoja negative të padëshiruara. Dhe ish-kryeministri britanik Toni Bler në një deklaratë për BBC, ka deklaruar se ishte “i tmerruar” nga dëmtimi ekonomik që ky bllokim po i bënte ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Sa i përket arritjes së një ekuilibëri të duhur lidhur me rikthimin në normalitet, tha Fauci, është një çështje që po shqyrtohet ende nga vende të ndryshme të botës, pasi koronavirusi vazhdon të përhapet.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit