Lajme

Si do të ndikojë fondi i rimëkëmbjes në tregjet e BE-së

BE ka rënë dakord për një marrëveshje mbi një fond prej 750 miliardë eurosh për rimëkëmbjen e ekonomisë pas krizes ‘COVID-19’; së bashku me buxhetin e saj shtatëvjeçar, që sjell një shumë totale prej 1.8 trilionë eurosh.

Deri më tani, BE si institucion ka kontribuar në një pjesë të tregut të bllokut me afro 8.5 trilionë euro të obligacioneve të qeverisë dhe agjencive. Por, paratë që do të fillojnë të mblidhen mund të shtyjnë nivelet e borxhit të tij mbi ato të shteteve anëtare, si Holanda.

“Për herë të parë, Bashkimi Evropian do të jetë një forcë kryesore në tregjet e borxhit”, tha shefi ekonomist Berenberg Holger Schmieding.

BE aktualisht ka rreth 54 miliardë euro borxh të papaguar, pasi nuk ka marrë hua asgjë vitin e kaluar dhe vetëm 5 miliardë euro në vitin 2018.

BE gjithashtu do të marrë hua rreth 100 miliardë euro duke filluar nga shtatori për të financuar skemën e saj të papunësisë, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.