Uncategorized

Si do të luajë Zvicra ndaj Serbisë?

Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili pritet të luajnë nga fillimi i ndeshjes

Zvicra dhe Serbia do të përballen sonte në kuadër të Grupit E, në Kampionatin Botëror, nga ora 20:00, shkruan albinfo.ch.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për fatin e dy përfaqësueseve. Zvicra hyn në këtë sfidë pas barazimit me Brazilin, derisa Serbia pas fitores ndaj Kosta Rikës.

Dilema më e madhe te Nati ka qenë Valon Behrami nëse do të luajë apo jo. Por, ylli shqiptar pritet të jetë nga fillimi i ndeshjes, ashtu si edhe Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Blerim Xhemaili.

Zvicra pritet të luajë me formacionin e njëjtë si ndaj pesë herë kampionëve të botës, që po ashtu sot (nga ora 14:00) do të ndeshen me Kosta Rikën.

Përbërjet e mundshme

Zvicra: Sommer; Lichtsteiner, Schaer, Akanji, Rodriguez; Behrami, Xhaka; Shaqiri, Xhemaili, Zuber; Seferoviq.

Serbia: Stojkoviq; Ivanoviq, Milenkoviq, Tosiq, Kolarov; Matiq, Milivojeviq, Milinkoviq-Saviq, Tadiq, Kostiq; Mitroviq