Koronavirusi: çast pas çasti
Si do të jenë fluturimet pas koronavirusit
Trafiku i linjës ajrore ka rënë në mënyrë drastike dhe me siguri nuk do ta rimarrë veten dot shumë shpejt
Pagesa e ndihmës së aviacionit prej 50 miliardë dollarësh javën e kaluar do t’i mbajë linjat ajrore në biznes dhe punonjësit në punë për gjashtë muajt e ardhshëm. Megjithatë, drejtuesit e linjave ajrore sugjeruan se ata presin më pak fluturime dhe zvogëlimin e kërkesës për udhëtime ajrore për një kohë mjaft të gjatë.
“Nëse rimëkëmbja është aq e ngadaltë sa ne kemi frikë, kjo do të thotë që linja jonë ajrore dhe forca jonë punëtore do të duhet të jetë më e vogël se sa është sot,” tha Drejtori i Përgjithshëm i United, Oscar Munoz dhe Presidenti Scott Kirby në një mesazh për punonjësit e tyre.
Një industri më e dobët e linjave ajrore do të thotë se disa nga 750,000 vendet e punës që kishte industria në fillim të vitit 2020 nuk do të kthehen, transmeton Scan.
Qindra aeroplanë pothuajse me siguri do të qëndrojnë në bazë, gjë që do të thotë më pak kapacitet dhe tarifa më të larta, përcjell albinfo.ch.
Shumë nga vendet me kosto të ulët që udhëtarët kanë marrë deri më sot do të zhduken.
Gjithashtu do të ketë më pak zgjedhje – të linjave ajrore, të kohës së fluturimit dhe të rrugëve dhe tregjeve në dispozicion. E gjitha kjo do të thotë që pasagjerët do të paguajnë më shumë kur të rikthehen në ajër.
“Më pak vende dhe sedilje në fluturim do të thotë më pak vende të lira dhe oferta,” tha Philip Baggaley, analist kryesor i kredisë për linjat ajrore për S&P Global.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës