Shkurt.ch
Si do pushojnë këtë vërë këshilltarët zviceranë ?
Vera po vjen dhe vetëm këshilltarët federalë kanë vështirësi të marrin pushimet e tyre. Meqë shumica prej tyre udhëtojnë shumë jashtë vendit për punët e tyre, pushimet ata preferojnë t’i shijojnë në Zvicër, të shetisin brenda vendit, të punojnë kopshtin e tyre ose të enden rreth liqenit.
Pas sesionit të Këshillit Federal më 4 korrik, pushimet do të dominojnë zyrtarisht në axhendën e qeverisë. Megjithatë, sipas një sondazhi të kryer nga ATS-i, këshilltarët federalë shpenzojnë shumicën e kohës së pushimeve për udhëtime profesionale, apo për studimin e dosjeve urgjente.
© Johann Schneider-Ammann
Johann Schneider-Ammann, për shembull, do të jetë gjatë pesë ditëve me radhë në mision ekonomik në Kinë. Departamenti Federal i Punëve Ekonomike (DFE) nuk ka shpjeguar se çfarë ka ndërmend të bëjë ai para dhe pas këtij qëndrimi në Kinë.
© Simonetta Sommaruga
Simonetta Sommaruga, gjithashtu, ka planifikuar një udhëtim profesional për këtë verë: dy takime ministrore në Qipro dhe Norvegji veçse janë programuar. Departamenti Federal i Drejtësisë dhe i Policisë (DJP) ka theksuar se socialistja gjatë këtyre pushimeve duhet “të korrë përfitimet që ajo ka mbjellë në kopshtin e saj”.
© Eveline Widmer-Schlumpf
Këshilltarja federale, Eveline Widmer-Schlumpf, do të kalojë dhjetë ditë në Grisons me familjen e saj. Ajo siguron, ndër të tjera, se do të ecë shumë, ka bërë të ditur Departamenti Federal i Financave.
© Didier Burkhalter
Orari veror i Didier Burkhalter i përmbahet po ashtu dëshirës për të qëndruar në vendlindje: “Më së miri jemi në shtëpinë tone”. Sipas zëdhënësit e tij, ministri i Jashtëm do të qëndrojë rreth liqenit të Neuchâtelit.
© Doris Leuthard
Ministria e Transportit, Doris Leuthard, do të jetë në mision jashtë shtetit. Pas udhëtimit të saj profesional në Rusi, ajo do të përfitojë disa ditë për të pushuar në Zvicër.
Këshilltarët federalë, Maurer dhe Alain Berset, kanë planifikuar një pushim më të gjatë me familjet e tyre. I pari do të fluturojë për tri javë në Norvegji, ku do të pushojë me djalin e tij, ndërsa i dyti ka paraparë një pushim dyjavore me familjen e tij në Britani.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?