Ekonomi
Si bëhen të pasurit edhe më të pasur
Më të pasurit, më të suksesshmit, kanë tendencën që të mendojnë në mënyrë të ndryshme
“Të bërit i pasur nis me mënyrën sesi ti mendon dhe çfarë beson rreth të bërit para”, shkruan milioneri i vetëbërë Steve Siebold te “Si mendojnë të pasurit” që e ka shkruar pasi ka studiuar milionerët për më shumë se 25 vite, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Por ka 6 truke mendore që të pasurit i përdorin:
Ata i thonë vetes se nuk ekziston mungesa e parave, edhe kur nuk kanë mjaftueshëm
Të pasurit nuk janë të frikësuar për të financuar të ardhmen e tyre përmes xhepave të të tjerëve. Nëse u lind një ide e re e jashtëzakonshme që nuk kanë mundësinë që ta financojnë ata “e konkretizojnë duke përdorur paratë e të tjerave për ta realizuar” shkruan Siebold.
Ata kanë pritshmëri aq të larta sa mund të jenë të paarsyeshme
Ndërsa klasa e mesme përcakton pritshmëri të ulëta financiare në mënyrë që të mos zhgënjehen kurrë, të pasurit i vendosin pritshmëritë shumë të larta, sepse janë në sfidë.
Askush nuk do të mund të jetonte endrrën e tij nëse nuk ka pritshmëri të larta. Kampionët nuk presin që gjërat të ndodhin por i bëjnë ato që të ndodhin. Shumë njerëz vendosin që të jetojnë në shtresën e mesme si përpjekje për të mbrojtur veten nga dështimi.
Ata e mendojnë bërjen e parave si një lojë
Të pasurit e mendojnë biznesin, jetën dhe fitimin si një lojë dhe është një lojë që ata duan që ta fitojnë.
Kjo është arsyeja se pse milionerët shkojnë akoma çdo ditë në punë duke ndjekur suksesin e radhës.
Ata e personifikojnë paranë dhe e shohin si një mik
Të pasurit e konsiderojnë paranë si një nga aleatët e miqtë e tyre më të mëdhenj.
Ata e shohin si një mik që ka forcën që të ndalojë netët e shqetësuara pa gjumë, dhimbjen fizike e madhe t’u shpëtojë jetën.
Ndërsa të pasurit mendojnë se paraja mund të zgjidhë probleme dhe të blejë qetësinë mendore, shtresa emesme e sheh atë si një të keqe të nevojshme që zgjat gjithë jetën.
Ata bllokojnë frikën
Më të pasurit veprojnë në nivelet e vetëdijes ku frika nuk ekziston. Në këtë nivel mendimi, gjithçka duket e mundur. Çdo ëndërr që duket e çmendur për masat, atyre u duket në mënyrë surprizuese e realizueshme.
Ata i thonë vetes se të bëhesh i pasur është diçka e zakonshme
Të pasurit besojnë se suksesi, përmbushja dhe lumturia janë rendi normal i ekzistencës.
Ky besim bën që të mëdhenjtë të sillen në mënyra në mënyra që virtualisht garantojnë suksesin e tyre. Nga ana tjetër, shtresa e mesme has vështirësi prej asaj që ata presin. Masat mendojnë se nuk janë të denjë për pasuri të madhe. Kush jam unë, pyesin veten ata, që të bëhem milioner?
Duhet ndryshuar pyetje, duke u bërë: Pse të mos jem unë milioner?
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun