Lajme
Si arriti BE-ja të hapë negociatat e anëtarësimit për Ukrainën kur Hungaria kundërshtoi?
Bashkimi Europian ka vendosur unanimisht të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. Vendimi u mor me pëlqimin e të 27 shteteve anëtare, edhe pse kryeministri hungarez, Viktor Orban, sipas raportimeve, u largua nga salla gjatë procesit të votimit.
Me sa duket, Bashkimi Europian arriti që ta zbutë qëndrimin e Orbanit, pasi ky i fundit fillimisht kërcënoi me vendosjen e vetos ndaj integrimit të Ukrainës në BE, pasi sipas tij, vendi nuk është gati t’i bashkohet Unionit.
Sipas The Guardian, e cila citon tre diplomatë të Brukselit, ndërsa liderët evropianë votuan për çështjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit, kryeministri hungarez, Viktor Orbán, u largua nga salla. Po ashtu, edhe Hungaria e pranoi se kryeministri mungonte në sallën e Këshillit Evropian kur u mor vendimi për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Kievin.
Por, si u mor vendimi unanim pro hapjes së bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën, kur kreu i një shteti anëtar mungonte në sallë?
Sipas raportimeve, Orbán zgjodhi atë që institucionalisht quhet “abstenim konstruktiv”. Më konkretisht, kur një shtet anëtar i BE-së nuk bie dakord për një veprim kolektiv, ai zgjedh të abstenojë dhe jo të vendosë veton.
Më pas aksioni miratohet dhe shteti anëtar, duke ndjekur një “frymë solidariteti të ndërsjellë”, merr përsipër të mos ndërhyjë negativisht në vendimin e përbashkët të BE-së.
Në një video të postuar në Facebook në minutat e fundit, dhe pavarësisht shpalljes së vendimit historik për fillimin e negociatave të anëtarësimit, Viktor Orban përsëriti qëndrimin e tij se Ukraina nuk është e gatshme të fillojë negociatat e anëtarësimit me BE-në.
“Hungaria nuk po ndryshon qëndrimin e saj”, tha ai, duke shtuar se 26 vendet e tjera anëtare kishin këmbëngulur për të ndërmarrë hapin për fillimin e negociatave me Kievin, por siç u shpreh ai, vendi i tij do të qëndrojë larg vendimit.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh