Kuriozitete
Shuplaka ndaj fëmijëve ndalohet me ligj në Francë
Gjesti simbolik i goditjes me shuplakë ndaj fëmijëve, si në raste të përkëdheljes apo edhe të rrahjes, është ndaluar në Francë.
Parlamenti francez ka miratuar ligjin që ndalon shuplakën ndaj fëmijëve, veprim ky që është goxha i përdorshëm në shtetin francez.
Sipas fondacionit francez për fëmijët, 85 për qind e prindërve kanë pranuar se i rrahin fëmijët, transmeton albinfo.ch.
Franca është bërë shteti i 56-të në botë që ndalon goditjet me shuplakë ndaj fëmijëve. Një ligj të tillë e ka miratuar edhe Kosova.
Miratimi i këtij ligji vjen pas disa mosmarrëveshjesh mes pozitës dhe deputetëve të ekstremit të djathtë që ishin kundër, me arsyetimin se nuk donin të ndërhynin në çështjet familjare të francezëve.
Në njërin prej neneve të këtij ligji thuhet se prindërit duhet ta kenë ndërmend se autoriteti prindëror mund të ushtrohet pa dhunë fizike dhe psikologjike të fëmijëve.
Kodi penal i Francës ndalon dhunën ndaj fëmijëve. Por një zbrazëti ligjore e shekullit 19 që aplikohej deri më tani, ua mundësonte prindërve që të disiplinonin fëmijët si pjesë të rrahjes së përditshme, e që ishte goditja me shuplakë.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane Qytetarët zviceranë ndoshta do të duhet të votojnë përsëri për propozimet për të futur një identitet...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?