Maqedonia
Shumica nga viktimat janë të rinj
Sipas drejtoreshës së spitalit të Koçanit personat e vdekur janë nga mosha 14-24 vjeçare
Drejtoresha e spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova, në deklaratën e saj të parë për mediat njoftoi se në këtë spital po trajtohen rreth 20 pacientë me lëndime më të lehta, ndërsa të lënduarit që janë në gjendje më të rëndë janë dërguar në Klinikat e Shtipit dhe Shkupit.
Serafimova sqaroi se një numër i madh i viktimave kishin ndërruar jetë në vendngjarje, por disa prej tyre kishin vdekur sapo kishin mbërritur në spital.
Sipas drejtoreshës së spitalit të Koçanit, personat e vdekur janë nga mosha 14-24 vjeçare.
Janë identifikuar për momentin vetëm ata që kanë pasur me vete letërnjoftime.
Personat që po trajtohen në spitale kanë pësuar djegie dhe janë helmuar nga tymi i zjarrit.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












