Lajme

Shumica e të huajve në Zvicër janë mbajtës të Lejes C

Zyra Federale e Statistikave sapo ka publikuar edhe shifrat e punës për tremujorin e tretë të këtij viti (qershor-shtator), transmeton albinfo.ch.

Ajo tregon se shumica e shtetasve të huaj të punësuar në Zvicër – 46.4 për qind – janë “rezidentë të përhershëm të vendosur” – domethënë mbajtës të Lejes C.

Më pas (27.5 për qind) janë banorë të përhershëm me Leje B, ose Leje L të dhënë për më shumë se 12 muaj. Punëtorët ndërkufitarë përbëjnë 21.2 për qind të fuqisë punëtore, ndërsa ‘të huajt e tjerë’ dhe ata me Leje L të vlefshme për më pak se një vit përbëjnë pjesën më të vogël të fuqisë punëtore – më pak se 3 për qind.