Lajme
Shumica e italianëve e mbështesin pasaportën e vaksinimit
Deri tani, kjo pasaportë shëndetësore, e quajtur “green pass”, në Itali ishte e detyrueshme vetëm për personelin shëndetësor
Rreth 75% e italianëve mbështetën përdorimin e pasaportës shëndetësore dhe shtrirjen e saj më të gjerë për të luftuar kundër epidemisë së COVID-19, sipas një sondazhi të publikuar nga e përditshmja “La Stampa”.
Duke nisur nga 1 shtatori, përdorimi i saj i detyrueshëm është shtrirë për personelin arsimor si dhe për pasagjerët e trenave me distancë të largët, anije, avionë dhe autobusë.
Përsa i përket vendosjes së kësaj karte shëndetësore për personelin mësimor, 76,1% e italianëve të pyetur thonë se janë pro nga 21,4% kundër dhe 75,4% janë pro përdorimit të saj në mjetet e transportit të përmendura më lart nga 21,9% që janë kundër.
Sondazhi u krye më 2 shtator, me rreth 1 000 persona nga instituti Euromedia Research, transmeton Albinfo.ch.
Kreu i qeverisë, Mario Draghi, njoftoi javën e kaluar qëllimin e tij për të zgjeruar përdorimin pasaportës shëndetësore në sektorë të tjerë.
Sektorët e përfshirë mund të jenë e gjithë administrata publike, të gjithë punonjësit e sektorëve të transportit si dhe sektorët e tjerë, në të cilët u kërkohet përdoruesve të kenë pasaportën shëndetësore.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’