Lajme
Shumica e gjermanëve janë në favor të kufizimeve të mëtejshme për të pavaksinuarit
Shumica e gjermanëve janë në favor të kufizimeve të mëtejshme për të pavaksinuarit për të luftuar pandeminë e koronavirusit, sipas një sondazhi të kompanisë ”YouGov”.
Rreth 31% e të anketuarve ishin në favor të zbatimit më të rreptë të rregullave që do të lejonin vetëm personat e vaksinuar ose të kuruar nga Covid-19 të hynin në vende të tilla, si restorante, kinema apo koncerte, ndërsa 25% të tjerë ishin në favor të zbatimit të këtyre rregullave, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë, 19% menduan se aksesi duhet të zgjerohet për personat e pavaksinuar me rezultat negativ të testit dhe 18% donin që të gjitha kufizimet e hyrjes të hiqen.
Austria ka futur që nga e hëna rregulla strikte që përjashtojnë personat e pavaksinuar nga baret, palestrat dhe parukierët, në një përpjekje për të frenuar rritjen e numrit të të infektuarve.
Gjermania nuk ka një rregullore kombëtare përkatëse dhe vetëm landi i Saksonisë ka futur një rregull të përgjithshëm, ku të pavaksinuarit nuk mund të hyjnë në restorante, diskoteka dhe objekte të kohës së lirë dhe kulturore ose të marrin pjesë në ngjarje të mëdha, si ndeshjet e futbollit.
Në landet e tjera gjermane deri tani u takon operatorëve të restoranteve ose organizatorëve të ngjarjeve të vendosin nëse duan t’i zbatojnë këto rregulla.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik