Fotolajmi

Francezët dhe britanikët besojnë se do të ketë “ikje” të tjera nga BE-ja

Shumica e francezëve dhe e britanikëve besojnë se do të ketë “ikje” të tjera nga BE-ja

Më shumë se gjysma e qytetarëve të Britanisë së Madhe dhe Francës besojnë se një ose më shumë shtete anëtare do të largohen nga Bashkimi Evropian në vitet e ardhshme.

Në një sondazh të bërë nga kompania franceze “Ifop” morën pjesë 3.203 qytetarë nga Britania, Gjermania, Italia dhe Franca.
Një vit pas, kur britanikët vendosën në një referendum për të lënë BE-në, sot më shumë se gjysma e qytetarëve besojnë se një ose më shumë vende do të largohen nga Bashkimi Evropian.

Me qëndrim të ngjashëm ishte edhe në Itali (50 për qind), Francë (42 për qind) dhe Gjermani (39 për qind). Nga ana tjetër, një e treta e francezëve (33 për qind), italianët (32 për qind) dhe 39 për qind e gjermanëve mendojnë se asnjë vend nuk do të largohet nga BE-ja.